Futboll Seria A Sport

CR7 KA DITËLINDJEN/ Juventus i bën urimin e rrallë Ronaldos për 36-vjetorin: Dhurata më e mirë, dopieta kundër…

Urime për ditëlindjen, Cristiano!” Juventusi ka zgjedhur një letër të gjatë, me shpirt, të botuar në faqen e vet zyrtare, për t’i uruar kampionit portugez ditëlindjen e 36-të. Një karikim edhe në funksion të ndeshjes së nesërme kundër Romës, por që sigurisht nuk kalon pa u vënë re. “Dhe sot, përveç se e duartrokasim atë, siç bëjmë gjithmonë, i dërgojmë urimet tona më të mëdha, të krejt Juventusit,– thuhet në letër.

Dhurata më e mirë? Dopieta ndaj Interit
Sipas Juves, dhurata më e mirë mbërriti disa ditë më herët: “Cristiano, i cili mbush 36 vjeç sot, ndoshta nuk mund ta festonte më mirë sesa me dopietën në ‘San Siro’, të martën, e cila i mundësoi Juves të mposhtte Interin. Vitet kalojnë, por ajo që mbetet e pandryshuar është dëshira e tij e madhe për të vazhduar punën, për të përmirësuar veten, për të fituar, një mënyrë për të kuptuar futbollin, çka e ka shoqëruar atë gjatë gjithë karrierës së jashtëzakonshme dhe tepër fituese, – vazhdon letra.

– Numrat e CR7 dhe çmimet flasin për të, por prapa një makinerie të përsosur golash ka punë të palodhur, vetëmohimi të jashtëzakonshëm dhe një karizme që, duke filluar me çdo seancë të veçantë stërvitore, ai e vë në shërbim të shokëve të skuadrës për të vazhduar rritjen, të gjithë së bashku. Suksesi është ndërtuar vetëm në këtë mënyrë, me synimin për të mos u ndalur kurrë dhe ngritur gjithnjë nivelin”.

Juve, gli auguri a Ronaldo: "Il regalo più bello contro l'Inter"

Juve, lavdërime për CR7
Juve nuk e humb kurrë asnjë mundësi për ta lavdëruar kampionin e vet. “Kur ju duhet të triumfoni, Cristiano është gjithmonë aty. 4 trofetë që fitoi në pak më shumë se dy sezone janë prova të mëtejshme. I fundit nga këto, i ardhur vetëm disa javë më parë, gjithashtu mban firmën e tij në Superkupë. Vetëm në pjesën e parë të sezonit, ai ka shënuar 15 gola në 16 ndeshje të luajtura në Serie A, duke udhëhequr kështu listën e golashënuesve më të mire. Nëse e zgjerojmë vështrimin e tij në të gjitha garat, numri i përgjithshëm i golave ​​arrin 22, në 23 ndeshje. Numra monstruozë. Numra nga CR7”.

Related posts

MERKATO NIS VRULLSHËM/ Ja 5 blerjet më të shtrenjta deri tani

Delo.autor

Liga e Kombeve/ Dy gola për 2 minuta: Anglia dhe Spanja dhurojnë spektakël në “Uembli” (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME NË ANGLI/ Guardiola thyen rekordin e blerjes së Van Dijk për këtë mbrojtës

Delo.autor

Leave a Comment