Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Lajmi i bujshëm nga Italia, Ferrari përgatit rikthimin e madh

Pas dorëheqjes 24 orë më parë të Louis Camilleri nga posti i lartë i administratorit të deleguar të Ferrarit, ka nisur gara për pasuesin e tij. Sipsa mediave italiane, këtë post mund ta zërë francezi Jean Todt, që e ka mbuluar edhe më parë këtë detyrë.

74-vjeçari Todt ka punuar te Ferrari në periudhën 1993-2009, ku ishte mjaft i suksesshëm bashkë me Michael Schumacher (fituan 5 tituj kampionë). Fillimisht ai ka qenë si drejtor i skuadrës, më pas si drejtor i përgjithshëm (2004) dhe nga viti 2006 si adiministrator i deleguar i “kokëkuqes”.

Nga viti 2009, Jean Todt është emëruar si president i FIA-s, detyrë që do ta lërë pas 3 mandatesh vitin e ardhshëm. Gjithsesim Todt nuk është kandidati i vetëm, pasi në garë janë edhe Stefano Domenicali, Mike Manley dhe Davide Grasso.

Related posts

NAPOLI PA TRAJNER/ Nga Enrique te Conte, De Laurentiis zgjeron listën

F.autor

FESTOI GOLIN E RIVALËVE HISTORIK/ Trajneri i Portos konfliktohet me tifozët e tij

Delo.autor

E KËRKON JUVENTUSI/ Përgjigja PËRFUNDIMTARE e MARSELOS i bën bardhezinjtë të…

Isa.Autor

Leave a Comment