Futboll Premier League Sport

DËMTIMI I MBROJTËSIT GJATË NDESHJES SË FA CUP/ West Ham shkruan historinë e futbollit. Një tronditje cerebrale zbaton rregullin e ri

West Ham bëri zëvendësimin e parë për tronditje cerebrale në historinë e futbollit anglez kur mbrojtësi Issa Diop doli nga fusha gjatë ndeshjes së Kupës së FA në Old Trafford kundër Manchester United.

Diop, i cili hyri si zëvendësues në minutën 16-të për të zënë vendin e mbrojtësit të dëmtuar italian Angelo Ogbonna, pësoi një përplasje me sulmuesin e Djajve të Kuq Anthony Martial në fund të pjesës së parë.

Image result for diop west ham

Të dy lojtarët francezë vazhduan deri në pjesën e parë, por Diop nuk u kthye për pjesën e dytë dhe Ëest Ham konfirmoi se ata kanë përdorur udhëzimet e reja të futbollit britanik.

“Për të sqaruar gjithçka, Issa Diop është zëvendësuar për shkak të një tronditje në tru, që do të thotë se tani mund të kemi gjithsej gjashtë zëvendësime, ashtu si mund të ketë edhe Manchester United nëse e shohin të arsyeshme”, shkruajti Hammers në faqen e tyre zyrtare.

Image result for diop west ham

Pas ndeshjes, të cilën Manchester United e fitoi 1-0 pas kohës shtesë, menaxheri i West Ham David Moyes – një ish – shpjegoi vendimin e tij për të zëvendësuar Diop. “Ne menduam se ai ishte mirë dhe ende mendojmë se është mirë – tha Moyes -. Por ai mori një goditje në kokë në gjysmë të rrugës, kështu që unë zgjodha të mos rrezikoja dhe e zëvendësova atë”.

Rregullat e reja deklarojnë se në rast se një ekip duhet të bëjë një zëvendësim për shkak të simptomave të qarta të tronditjes – ose provave të qarta të videos – ekipi kundërshtar gjithashtu mund të bëjë një zëvendësim shtesë në një kohë që ata zgjedhin.

Related posts

FORMULA 1/ Daniel Ricciardo, “pole” dhe rekord në pistën e Montekarlos

Sadik.Autor

KRITIKA TË ASHPRA PËR “BARDHEZINJTË”/ “La Repubblica”: Juventus-it i ka ardhur humbja më degraduese e 10 viteve të fundit sepse…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Xherdan Shaqiri drejt rikthimit në Serinë A tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment