Futboll Kategoria Superiore Sport

DISIPLINA MERR VENDIMIN/ Fyeu dhe u bëri presion arbitrave, ja sa ndeshje pezullohet zyrtari i Kastriotit…

Administratori i Kastriotit, Gazment Vogli është pezulluar me 8 ndeshje nga të gjitha aktivitetet futbollistike.

Komisioni i Disiplinës, ka dhënë këtë vendim për Voglin, pasi në ndeshjen e fundit të krutanëve në kampionat, ku mposhtën me rezultatin 1-0 Kukësin, mësohet se ka fyer rëndë arbitrat dhe u ka bërë presion gjatë ndeshjes.

Në këtë mënyrë, Komisioni i Disiplinës, është treguar me “dorë të hekurt” për Voglin, duke e pezulluar për 8 ndeshje.

VENDIMI I DISPLINËS:

Zyrtari i KS Kastrioti, Gazmend Vogli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Related posts

PARALAJMËROHET RONALDO/ Do të vuash për të shënuar 40 gola në Itali

Isa.Autor

LIVE/ Valencia-Arsenal, Aubameyang barazon shifrat për “Topçinjtë”

Delo.autor

“MILAN ËSHTË SHUMË I FORTË PA DËMTIMET”/ Gallini: Problemi i madh do të jetë…

Delo.autor

Leave a Comment