Futboll Sport

SFIDA NDAJ VLLAZNISË PËR CONFERENCE LEAGUE/ Mbrojtësi Teikseira: Shqiptarët, të rrezikshëm

Mbrojtësi i AEL Limasolit, Andre Teikseira, ishte dje në konferencën për mediat në krah të trajnerit Kerkez. Futbollisti portugez ka vlerësuar Vllazninë për mënyrën se si luan.

“Ne presim një ndeshje të vështirë. Ata janë një ekip i mirë, me lojtarë që luftojnë për çdo top. Në fazën sulmuese ata janë shumë të fortë. Ne duhet të jemi seriozë, të bëjmë lojën tonë dhe gjithçka që trajneri kërkon nga ne”, ka thënë ai fillimisht. Më pas u ka bërë apel tifozëve që ta mbështesin AEL-in masivisht.

“Ne jetojmë për ndeshje si këto ku atmosfera është elektrizuese dhe na nxit të japim më të mirën tonë. Nëse i kemi me vete tifozët, do të jetë një ndihmë e madhe për ekipin. Porosi të veçanta nga trajneri? Fillimisht na ka kërkuar që të ndihmojmë sa më shumë të rinjtë që kanë ardhur deri tani. Duhet të jemi të kujdesshëm me ta brenda dhe jashtë fushës. Kjo është fryma e ekipit, kjo është ajo që bëjnë lojtarët më të vjetër gjithmonë ndërsa janë këtu.

Shanset me Vllazninë? Nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë. Nëse jemi të përqendruar dhe seriozë do të jemi më afër një rezultati pozitiv”, deklaroi Teikseira.

Related posts

Vettel: Hockenheim shans unik, fitore në garën e shtëpisë

Sadik.Autor

FESTON EMERY/ Arsenali mund Cardiffin në një ndeshje SPEKTAKOLARE

Isa.Autor

NUK BINDI ME DORTMUNDIN/ Andre Schurrle pranë rikthimit në Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment