Futboll Seria A Sport

DOLI ME KARTON TË KUQ NË MINUTËN E 26-TË ME NAPOLIN/ Trajneri Gasperini: Arbitrimi ishte kundër nesh, i thashë gjyqtarit…

Trajneri i Atalantës, Xhan Piero Gasperini u detyrua ta ndiqte ndeshjen kundër Napolit nga tribuna e stadiumit të Bergamos pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 26-të.

63-vjeçari protestoi ashpër ndaj gjyqtarit kryesor Marko Di Belo për një penallti të mundshme të padhënë në favor të skuadrës së tij. Bëhet fjalë për një episod kur lojtari i Napolit, Mario Rui ndërhyri ndaj Mateo Pesinës të Atalantës.

Pas ndeshjes, Gasperini nuk e fshehu zemërimin për gjykimin e sfidës së fituar nga ekipi i tij 4-2. Ai theksoi se arbitri Di Belo u bë pengesë për skuadrën bergameske.

“Arbitrimi ishte një pengesë e madhe për ne sot së bashku me kundërshtarët. Incideti Rui-Pesina? Kishte mjaft momente të tjera që nuk ishin kaq decizive sa ky. I thashë arbitrit që ishte penallti sepse e dallova qartë nga 70 metra larg nga zona, jo më në distancë të afërt. Ishte një shenjë e keqe që sot u ndëshkova me karton të kuq, si dhe Robin Gosensi që u ndëshkua me karton të verdhë”, deklaroi pas ndeshjes me Napolin për “Sky Sport Italia” trajneri Gasperini.

Related posts

Me Rino Gattuson në stol, ky Milan është transformuar totalisht!

Sadik.Autor

PSG GJEN ZËVENDËSUESIN E RABIOT/ Sheiku “hedh grepat” për mesfushorin e Milanit…

Delo.autor

SKANDALI I PËRDHUNIMIT/ “ÇËSHTJA RONALDO”: Juventusi reagon në “Twitter”

Isa.Autor

Leave a Comment