Futboll La Liga Sport

“DUHET TË LUFTOJMË DERI NË FUND SEZONIT”/ Zidane i shkel syrin Mbappe: Nuk do të përfshihem fare në diskutimin nëse ai…

Zinedin Zidan është bombarduar me pyetje për Mbapenë, por është treguar shumë i kujdesshëm në deklaratat e tij. Megjithatë, trajneri francez i ka shkelur syrin yllit të PSG-së, ndërsa thotë se skuadra e tij do të luftojë për trofetë ku merr pjesë dhe nuk është dorëzuar.

VAJADOLIDI – “Do të gabohemi nëse do të mendojmë për ndeshjen e së mërkurës. Është e rëndësishme që të fitojmë në kampionat. Kemi punuar mirë gjatë kësaj jave”.

BENZEMA – “Nuk do të jetë gati për këtë ndeshje. Ka një shqetësim dhe një problem. Do të shohim se si do të avancojë gjatë këtyre ditëve”.

MBAPE – “Unë i shoh të gjitha ndeshjet dhe argëtohem kur shoh gjëra të bukura, por ashtu si të gjithë tifozët. Unë e kam pritur mirë faktin që Mbape më konsideron idhull, por vetëm kaq. Nuk do të përfshihem fare në diskutimin nëse ai mund të kalojë te Madridi. Madje, nuk jam surprizuar aspak nga ajo që bëri Mbape. E njoh mjaft mirë, por këtë ndeshje e pashë thjesht si tifoz”.

HALAND APO MBAPE – “I kam parë dhe kanë bërë lojë të shkëlqyer, por nuk do të përgjigjem se kë preferoj. E rëndësishme është që të ketë sa më shumë lojtarë të tillë në qarkullim”.

TITULLI – “Duhet të shohim nga ndeshja në ndeshje se ku mund të shkojmë. Të punojmë, të stërvitemi dhe pastaj t’i bëjmë llogaritë. Çdo vit ka kompeticione dhe do të luajmë për t’i fituar. Jemi ende në La Liga dhe në Champions. Duhet të luftojmë deri në fundin e sezonit”.

PEREZ – “Nuk kam folur me presidentin për Mbapenë, por secili ka të drejtë të mendojë çfarë të dojë.

MUNGESAT – “Kjo është situata. Duhet të shmangim dëmtimet e tjera, por ka shumë faktorë që po na shqetësojnë kohët e fundit. Kemi shumë futbollistë të dëmtuar, këtë herë Benzema. Duhet të bëjmë durim dhe të japim maksimumin”.

Related posts

Seferi “presion” Fury-t: Është boksier klasi botërorë, por e mund

Sadik.Autor

U INFEKTUA NJË MUAJ MË PARË ME COVID-19/ Ndërron jetë nga Koronavirusi sportisti 28-vjeçar…

Delo.autor

PANIK NË MILANO! Tifozi kroat e mori Koronavirusin në “San Siro”

Delo.autor

Leave a Comment