Futboll Seria A Sport

“DUHET TË PËRGATITEMI PËR NJË NDESHJE TË VËSHTIRË NAJ LAZIOS”/ Conte: Debati ndaj Agnelli? Ne jemi model edukimi dhe…

Pas fitores në kampionat ndaj Fiorentinës dhe pas eliminimit nga Kupa e Italisë, Interi rikthehet të luajë në kampionat. Në vigjilje të sfidës ndaj Lacios e cila është e programuar të zhvillohet të dielën në stadiumin “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 20:45, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Interit, Antonio Konte i cili ka analizuar këtë ndeshje ndaj skuadrës bardhekaltër:

Debati Konte-Anjeli – “Unë do të doja të sqaroja situatën pas ngjarjeve në Torino në të cilat kishte një ndikim të dukshëm dhe të rëndësishëm në media. Unë e di që të gjithë e kanë parë dhe dëgjuar të vërtetën dhe kjo është shumë për unë e rëndësishme. Duke thënë këtë, ne luajmë një rol të rëndësishëm, ne jemi model edukimi dhe prandaj më vjen keq, unë jam këtu për të kërkuar falje sepse reagova gabimisht ndaj fyerjeve. Mund të kisha ngritur gishtin e madh dhe jo gishtin e mesit. Unë me siguri do të kisha qenë më pozitiv. Është gjest i gabuar, e përsëris. Tani, megjithatë, le të përqendrohemi në fushë sepse tifozët duan futboll, jo thashetheme dhe situata të çoroditura.”

Lacio – “Ata po bëjnë shumë mirë, kanë lojtarë me shumë kualitet dhe fizik. Vijnë nga një moment i fitoreve rradhazi. Duhet të përgatitemi për një ndeshje të vështirë.”

Lukaku – “Lukaku është mirë dhe ne kemi nevojë për të dhe besojmë tek ai. Tek ai beson i gjithë skuadra.”

Vidal – “Vidal nuk do të jetë i grumbulluar, duhet të rikuperohet plotësisht.”

Barela – “Barela duhet të vazhdojë të bëjë mirë, fati i tij varet edhe nga ai i skuadrës. Është duke u rritur dhe mund të bëjë mirë në mënyrë edhe perfekte.”

Faza mbrojtëse – “Ne e filluam këtë sezon duke u përpjekur të jemi shumë agresivë dhe duke lënë shumë hapësirë mbrojtësve. Gjetëm një ekuilibër, duke mos hequr dorë nga agresiviteti, por ne vendosëm duke parë kompaktësinë dhe kujdesin e mbulimit të hapësirave. Ne vazhdojmë të shënojmë, por tani jemi shumë më të ekuilibruar.”

Related posts

LIVE/ Coppa Italia: Mbyllet ndeshja Juventus-Spal në “Allianz Stadium”. Rezultati 4-0

Delo.autor

PAS TRAGJEDISË 3 VITË MË PARË/ Çapekoense merr një tjetër goditje, nga sezoni i ardhshëm skuadra do të luajë në…

Delo.autor

“JAM KËTU, MOS U MËRZIT”/ Futbollisti i Partizanit konfirmon qëndrimin te “Të Kuqtë”

Delo.autor

Leave a Comment