Futboll Sport

E BUJSHME/ Haland kërcënon Borusian me largim, norvegjezi i pakënaqur pas ndeshjes së fundit

Erling Haland po kalon një moment të mirë në Dortmund, edhe pse kjo vetëm në planin personal. Norvegjezi renditet i treti në listën e golashënuesve dhe vazhdon të shënojë për verdhezinjtë pothuajse çdo ndeshje. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për ecurinë e Borusias e cila ka lënë shumë për të dëshiruar në ndeshjet e fundit. Mediat gjermane shkruajnë për një krisje të Halandit me skuadrën verdhezi pasi sulmuesi në ndeshjen e fundit ndaj Hofenhaimit është larguar i pakënaqur nga shokët e tij.

Haland nuk është i lumtur te Borusia pasi nuk po ndihmohet nga skuadra aq sa ai po ndihmon skuadrën. Largimi i tij në fund të sezonit bëhet edhe më i mundshëm pas këtyre javëve. Të interesuar për nordikun janë skuadra të mëdha, si Real Madrid, Barcelona dhe Mançester Siti. Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, është gati të negociojë me cilëndo skuadër që mund të paguajë shumën e kërkuar nga agjenti. Vlera e Erling Halandit në “transfermarkt” është 110 milionë euro.

Related posts

I BEFASON TË GJITHË/ Barcelona firmos me talentin holandez, ja përfitimet (FOTO)

Delo.autor

Tirana sërish në telashe, në gjyq për një titull të vjedhur

Sadik.Autor

FRIKË NGA TRAZIRAT/ Klubi i Vllaznisë merr masat për sfidën ndaj “Demave”. Në stadium ndalohen…

Delo.autor

Leave a Comment