Futboll Sport

ZYRTARE/ Barcelona blindon Ansu Fati, klauzolë të çmendur

Ansu Fati është basti më i madh i Barcelonës. I konsideruar si pasardhës i Lionel Messit, klubi katalanas ka vendosur që ta blindojë futbollistin 17 vjeçar, i cili së fundmi ka bërë mirë dhe në ekipin e parë.

Ndonëse Fati kishte nënshkruar një kontratë deri më 2022-shin, klubi katalanas ka vendosur që ta rivlerësojë edhe një herë këtë kontratë.

Drejtuesit nuk e kanë ndryshuar datën e përfundmit të kontratës, por kanë shtuar një opsion për ta rinovuar dhe për dy vjet të tjera.

Klauzola e largimit të Fati është bërë nga 100 milionë € në 170 milionë €.

Por nuk përfundon këtu, pasi futbollisti llogaritet aktualisht si pjesëtar i ekipit të dytë. Sipas marrëveshjes së re, në momentin që ai firmos përfundimisht si futbollist i ekipit të parë, klauzola e largimit do të ndryshojë automatikisht duke u bërë 400 milionë euro. Një shifër e paarritshme për këdo, edhe pse bëhet fjalë për një nga talentet më premtuese të futbollit botëror që regjistroi rekord pas rekordi që nga momenti kur debutoi me Barcelonën.

 

Related posts

E PABESUESHME/ Barcelona duhet të paguajë 5 milionë euro nëse Bayern fiton Championsin

Delo.autor

“MENTALITETI PO NDRYSHON”/ Zubizarreta: Italia interesante, por Spanja na përfaqëson më së miri

Delo.autor

Gol dhe assist, Berisha shkëlqen në Australi (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment