Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Milan nis kontaktet me Sergio Ramos, Real Madrid i vë ultimatum

Real Madrid nuk ka ndërmend që ta presë për shumë kohë Serxho Ramosin, i cili duhet të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me vazhdimësinë në klub. Drejtuesit kanë vendosur si limit muajin mars, ku duhet të qartësohet gjithçka për të ardhmen e tij. Sipas “ABC”-së klubi madrilen dëshiron që për momentin ta ketë të përqendruar vëmendjen te eliminatorja e Champions-it kundër Atalantës dhe pastaj të bisedojë me kapitenin.

Serxho Ramos e di se cila është oferta e bërë nga Reali i Madridit, 2 vite kontratë dhe rrogë 10% më të ulët ashtu si gjithë pjesa tjetër e skuadrës për shkak të krizës ekonomike. Klubi “galaktik” nuk do të lëvizë nga kjo ofertë dhe tani pret një përgjigje përfundimtare dhe zyrtare nga ana e mbrojtësit spanjoll. Në zyrat e “Bernabeu”-t thuajse e quajnë të përfunduar aventurën e tij me Realin dhe pritet të largohet pas 30 qershorit. Qëllimi i Realit është që të marrë një përgjigje zyrtare nga ana e kapitenit, cilado qoftë ajo.

Klubi dëshiron që ai të qëndrojë, por nëse nuk do të pranojë, atëherë nuk do të ketë tjetër ofertë. Reali kërkon t’i japë zgjidhje sa më shpejt kësaj situate në mënyrë që të planifikojë mbrojtësin e ardhshëm. David Alaba është duke pritur gjithashtu zhvillimet. Sipas gazetës “ABC”, kapiteni dhe presidenti kanë kontaktuar me njëri-tjetrin kur ekipi ishte i grumbulluar në Elçe dhe mbrojtësi i njoftoi ekzistencën e një oferte nga ana e PSG-së, por ai tha se nuk do ta merrte parasysh sepse dëshira e madhe ishte qëndrimi në Spanjë. Nëse Ramos nuk qëndron, Reali do të nisë bisedimet me futbollistë të tjerë për të ardhmen.

MILANI- E ardhmja e Serxho Ramosit mund të jetë edhe në Milano. Kuqezinjtë po mendojnë seriozisht që t’i bëjnë një telefonatë kapitenit të Realit të Madridit dhe ai sigurisht që do ta mendonte seriozisht. Te “Djalli” është drejtor idhulli i Serxho Ramosit (Paolo Maldini) dhe prezenca e tij te Milani sigurisht që do të ndikonte pozitivisht. Problemi i vetëm është rroga e lartë që ka Ramos, por në rast të fitores së titullit kampion, sigurisht që do të bëhej një sakrificë e madhe si dhuratë për trajnerin Pioli dhe për të gjithë tifozët. Transferimi i amosit do të ishte një goditje e madhe në merkato.

Related posts

MAC ALLISTER ZBUT “DJAJTË”/ United bie përballë Brighton, por Ten Hag nuk e bën dramë

F.autor

Zyrtare: Caktohet data për derbin Milan – Inter

Q.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Pas 12 minutash lojë, Vlahovic deputon ndaj Veronës me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment