Bundesliga Futboll Sport

GJERMANIA VAZHDON TË JETË NË KARANTINË/ Bundesliga apel: Të vaksinuarit të lejohen në stadiume

Gjermania vazhdon të jetë në karantinë. Numri i lartë i infektimeve ka bërë që shteti gjerman të mbyllë gjithçka me përjashtim të supermarketeve. Në stadiumet e Bundesligës prej shumë muajsh është një gjendje e vdekur pasi tifozët nuk lejohen të hyjnë. Por tani duket se ka dritë në fund të tunelit. Vaksinimet në Gjermani po ecin me ritme të shpejta dhe si rrjedhojë po mendohet që tifozët të lejohen sërish të jenë prezent në stadium.

Ish-portieri i kombëtares gjermane, aktualisht drejtor sportiv i Maincit, Jens Lehman, ka bërë thirrje për të lejuar tifozët e vaksinuar në stadium. “Mendohet që ata të cilët kanë marrë vaksinën të futen në stadium. Nëse rreziku i transmetimit të virusit është i vogël, atëherë nuk shoh asnjë arsye përse kjo nuk mund të ndodhë”, tha Lehman.

Edhe disa prej drejtuesve të tjerë të skuadrave në Bundesligë janë pro rikthimit të tifozëve. Ata i kanë sugjeruar shtetit gjerman të marrë shembull nga Amerika. Në “Super bowls” që u zhvillua në Florida u lejuan 22 mijë tifozë, nga këta 7500 ishin staf i spitaleve dhe azileve.

Presidenti i Bajernit bëri gjithashtu një koment në lidhje më këtë çështje duke thënë se: “Mund të jetë një mënyrë për të rikthyer tifozët në shkallët e stadiumit. Bajerni dhe shumë skuadra të tjera në Gjermani mezi po presin të luajnë nën brohoritjen e njerëzve. Gjithsesi, kjo gjë duhet parë me kujdes pasi në radhë të parë vjen shëndeti i njerëzve pastaj futbolli”.

Related posts

NOTAT, SHQIPËRIA/ Memushaj i jep frymëmarrje skuadrës, Lenjani i padukshëm. Reja gabon me…

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Belgjika “fundos” Islandën me “MANITA”, Anglia “ngec” kundër Danimarkës

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet super sfida Manchester United-Tottenham. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment