Futboll La Liga Sport

BARCELONA-PSG/ Barcelona është tmerri Navas, ja sa gola i kanë shënuar portierit të PSG-së…

Pasi kaloi problemet fizike, Kejlor Navas u përfshi në listën e të grumbulluarve nga ana e PSG-së për ndeshjen e sotme kundër Barcelonës. Ish-lojtari i Realit të Madridit dhe Levantes është përballur 13 herë me Barcelonën dhe këta të fundit kanë arritur që t’i shënojnë 28 gola.

Katalanasit janë “makthi” i tij dhe kanë bërë që ai të regjistrojë të dhënat më negative gjatë karrierës. Me fanellën e Levantes, Kejlor u përball 3 herë dhe në sezonin 2013- 2014 pësoi një goleadë 7-0 në “Camp Nou”. Por edhe kur mbrojti portën e Realit të Madridit ai u përball 10 herë dhe fitoi vetëm 3 ndeshje, dy prej të cilave në Superkupën e Spanjës.

Portieri nga Kosta Rika ishte titullar në “Bernabeu” për 3 sezone radhazi dhe humbi 0-4, 2-3 dhe 0-3. Sigurisht që kjo ndeshje është një shans i artë për t’u hakmarrë dhe t’i japë fund ecurisë negative ndaj Barcelonës. Mesi me shokë nuk do t’ia bëjnë të lehtë, por edhe ai është gati për të sfiduar katalanasit dhe të tregojë “dhëmbët”.

Related posts

PARA NDESHJES NDAJ LIVERPOOLIT/ Solskjaer: Për fat të keq edhe këtë sezon…

Delo.autor

“SHPËRTHEU” NË BUNDESLIGA/ Ja çfarë deklaroi Rashica pas eliminimit nga Bayerni

Delo.autor

RINOVIM DHE KËPUCA E ARTË/ Messi nuk njeh limite, udhëheq Inter Miami me një “dopietë”

F.autor

Leave a Comment