Futboll Sport

E PABESUESHME/ Futbollisti i “12”-të bëhet protagonist, grumbulluesi i topave futet në fushë dhe bën “heroin” (VIDEO)

Njëri djalosh është protagonist në një ndeshje të futbollit algjerian. Në sfidën e kategorisë së dytë të futbollit në Algjeri Çelgumi-Batna, njëri prej grumbulluesve të topave të stadiumit të  çelgumit u fut në portë duke mos lënë ekipin rival të shënonte.

Teksa skuadra e Batnës del në kundërsulm, portiere i Çelgumit del nga porta për të frenuar sulmuesin kundërshtar, por topi shkon drejt portës së boshatisur. Në momentin e fundit, njëri prej grumbulluesve të topave të stadiumit të Çelgumit futet në portë dhe heq topin.

Episodi në fjalë ka bërë jehonë në rrjetet sociale. Në fund, Çelgumi arriti të fitonte sfidën me rezultatin 2-1.

Related posts

Flet Verdi: Ndihem mirë dhe i lumtur ke skuadra e Bologna-ës, ja pse e refuzova Napolin

Q.Autor

Suarez, ‘bomberi’ i ri i La Ligas, lë mbrapa Messin dhe Ronaldon

Q.Autor

Mbledhje emergjente në FSHF, Panucci rikthehet në Shqipëri për të monitoruar futbollistët e Superligës

Sadik.Autor

Leave a Comment