Futboll Kategoria Superiore Sport

E TRISHTË/ Vuante nga sëmundja e rëndë, ndërron jetë legjenda e Skënderbeut

Ditë zie për futbollin shqiptar! Legjenda korçare e Skënderbeut, Milutin Kërçiç ëhstë ndarë jeta në moshën 63-vjeçare.

Kërçiç prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila mbrëmjen e së shtunës, pak para mesnate, i ka marrë jetën, duke e larguar nga kjo botë. Milutini ka mbetur në zemrat dhe mendjen e të gjithë tifozëve korçarë, sidomos të atyre të viteve 70’-80’, ku ishte një prej më të dalluarve të brezit të artë të asaj kohe. Me talentin që shfaqte në fushë, ai bëri që shumë sportdashës të dashuroheshin me lojën që bënte.

Në sezonin 2010-2011, Kërçiçi ishte edhe pjesë e stafit teknik të Skënderbeut, si dhe ndihmësi i parë i ish-trajnerit Shpëtim Duro. Edhe me ardhjen e teknikut çek Stanislav Levi, Milutini vazhdoi punën pranë skuadrës si ndihmës trajner, por edhe si përkthyes për lojtarët sllavë që luajnë te kjo skuadër, duke patur një meritë të madhe në ndërtimin e Skënderbeut të lavdishëm që bëri krenar gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.

“Panorama Sport”, i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të Milutin Kërçiç për ndarjen nga jeta e njeriut të tyre të dashur.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Trajneri i klubit të Serisë A me Covid-19, bën pjesë në grupin e njerëzve më të rrezikuar

Delo.autor

Busquets shokon Barcelonën, transferohet në Angli te City!

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Barcelona me “as nën mëngë”: Rafinja “spiunon” pikat e forta të Interit

Isa.Autor

Leave a Comment