Futboll Premier League Sport

SPEKTAKËL NË “OLD TRAFFORD”/ Everton ndal Manchester United në frymën e fundit dhe ndajnë pikët

Manchester United ka humbur një mundësi të artë për të kapur përkohësisht Manchester City-n në kreun e renditjes së Premier League.

Djajtë e Kuq, në fakt, kanë barazuar 3-3 në shtëpi kundër Everton-it pasi e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh të dy golave falë Cavani-t (24′) dhe Fernandes (45′).

Pjesa e dytë ka nisur keq për vendasit, me Everton që ka barazuar në harkun e 3 minutave me Dououre (49′) dhe Rodriguez (53′).

Skuadra e Solskjaer është kthyer në avantazh me McTominay (70′), por është befasuar në fundin e takimit nga Calvert-Lewin (95′).

Dominic Calvert-Lewin ka shënuar 13 gola në këtë kampionat, më shumë se çdo lojtar tjetër anglez në Premier League.

United mbetet në vendin e dytë me 45 pikë, dy më pak se City që ka dy ndeshje më pak, ndërsa Everton është në vendin e gjashtë me 37 pikë.

Related posts

Arrihet akordi, Interi pranë blerjes së mesfushorit që pëlqehet nga Spaleti

Sadik.Autor

I SHPALL LUFTË SHAQIRIT DHE TIFOZËVE/ Serbia: Kërkojmë dënim për shfaqjen e parullës “Kosova është Shqipëri” (FOTO)

Delo.autor

PAS AVENTURËS NË KATAR/ Mandzukic drejt rikthimit në Europë, kërkohet me ngulm nga skuadra spanjolle…

Delo.autor

Leave a Comment