Futboll Seria A Sport

ELIMINIMI NË CHAMPIONS, EUROPA LEAGUE DHE COPPA ITALIA/ Pa kupa dhe pa gola, Inter tani nis presionin

Pas Ligës së Kampioneve, Interi përshëndeti të martën edhe Kupën e Italisë. Dy eliminime thellësisht të ndryshme pavarësisht se të ardhura pas dy barazimesh 0-0 (kundër Shahtjorit në dhjetor, ndaj Juventusit mbrëmjen e së martës), por që rrotullohen gjithmonë përqark konceptit të “rastit të shpërdoruar”.

Nëse në Europë mungesa e ekuilibrit kishte ndërlikuar më tej rrugëtimin e grupit, në dy ndeshjet kundër bardhezinjve u ndie (në sajë të gabimeve individuale të kthimit) mungesa e instinktit vrasës përpara portës.

DY “REGJISORËT”, DËSHTIM – Kundër Juves së periudhës së fundit, gati të godiste në kundërsulm, zikaltrit nuk arritën (si herë të tjera) të gjenin çelësin e duhur për të kaluar linjat kundërshtare të mbrojtjes dhe mesfushës, ideja e vendosjes së dy “regjisorëve” Eriksen-Brozoviç ofroi pak në nivel të nivelit të dobët sulmues.

Shkoi disi më keq me hyrjen në fushë të Sensit por, me llogari të kryera, Bufon përjetoi një mbrëmje të qetë ndërsa Handanoviçit iu desh të shpëtonte rezultatin (pavarësisht se të kotë) në më shumë se një rast. Pa Sançezin e skualifikuar, mungoi një variabël që të mund të jepte disi më shumë gjallëri, duke i bërë më të lehtë jetën Demiralit dhe De Ligtit. Në planin afatgjatë më pas skuadra nuk arriti të kryejë ndryshimin e marshit të nevojshëm për sulmin final duke i lejuar Juventusit një mbyllje të ndeshjes pa lodhje.

DY PROBLEME – Mbrojtja zikaltër është sistemuar gjatë sezonit edhe për shkak të rikthimit te skema 3-5-2, por thelbi i lojës u lexua te pasimet dhe te përqindja e zotërimit të topit, megjithëse mbeten dy probleme nga mesfusha e sipër, paaftësia për të depërtuar në mbrojtjet e organizuara dhe mungesa e cinizmit përpara portës.

E të mendosh që sulmi interist është më i miri i kampionatit… Probleme jo të vogla për Konten, që tani mund të mbështetet totalisht te kampionati. Nga fillimi i sezonit trajneri ka bërë të kuptohet se titulli nuk është objektiv por për momentin mes të mëdhave Interi është skuadra e vetme pa kupa, italiane apo europiane, e kështu pa angazhime mesjavore.

SITUATA NË KLUB – Gjendja lidhur me shitjen e klubit peshon mbi kokat e lojtarëve dhe duhet thënë që trajneri është përpjekur të mbajë grupin në binarë, por pas dy eliminimeve në grupet e Champions-it, humbjen e finales në Ligën e Europës dhe dy Kupa Italie të bllokuara në gjysmëfinale, projekti i Kontes ka vetëm një rrugë për të mos u konsideruar dështim: titullin.

Related posts

FORMULA 1/ Ferrari prezanton makinën e “rilindjes”, objektivi titulli kampion

Delo.autor

KAMPIONË ABSOLUTË ME BAYERN MUNICH/ Joachim Löw: Kam planet e mia, do të vazhdojmë pa ta

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Tottenham fiton me “MANITA”, Liverpool triumfon me lehtësi

Delo.autor

Leave a Comment