Futboll La Liga Sport

“ËSHTË NJË FUTBOLLIST I MADH DHE KA BËRË SHUMË GOLA”/ Forlan: Suarez? Nuk dua të ofendoj asnjeri, por…

Diego Forlan ka dalë në mbrojtje të bashkëkombësit Luis Suarez, duke nënvizuar rendimentin e mirë të Pistolero-s edhe në sezonin e fundit të vështirë të Barcelona-s:

“Nuk jam i befasuar nga sezoni që po bën Suarez. Kishte luajtur mirë edhe vitin e mëparshëm me Barcelona-n, veçanërisht në Champions”, ka thënë Forlan.

“Është një futbollist i madh dhe ka bërë shumë gola, vendimi për t’u larguar nga Barcelona nuk ka ardhur për arsye që kanë lidhje me futbollin. Ka arsye të tjera”, ka shtuar ish-sulmuesi.

“Nuk dua të ofendoj asnjeri, flas nga këndvështrimi im: besoj se gazetarët e kanë vënë në shënjestër, sepse nuk është e vërtetë se po luante keq. Megjithatë, shpesh ndodh që të vihet dikush në shënjestër dhe ai ishte shënjestra ideale”.

Related posts

ZYRTARE/ Gattuso largohet nga Milani, ja deklarata prekëse e tij

Delo.autor

Nimaga drejt shitjes, ofertë zyrtare nga Turqia

Sadik.Autor

SI TË GJITHË SHQIPTARËT/ Ylli i PARTIZANIT tregon skuadrën e ZEMRËS (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment