Formula 1 Sport

Formula 1/ Dështoi në Baku, por Bottas nderohet në Itali

Valtteri Bottas është ngushëlluar pas dështimit për të fituar në Baku në sajë të një çmimi prestigjioz që mori gjatë fundjavës në Itali. Finlandezit iu dha në Brisighella trofeu “Bandini”, të cilën ai fitoi personalisht pas garës nëpër rrugët e qytetit me një Mercedes F1-W07 Hybrid, ai që fitoi Kampionatin Botëror në 2016.

“Ky është një nder i madh. Pashë listën e pilotëve që kishin marrë më parë trofeun ‘Bandini’ dhe janë disa emra vërtet mbresëlënës në listë. Vetëm mendoni për numrin e përgjithshëm të kampionateve që këta njerëz kanë fituar. Kështu që ndihem shumë i nderuar që jam fitues i trofeut. Vitin e kaluar kam përjetuar disa momente vërtet pozitive dhe është mirë që ato mund të mbahen mend. Drejtimi i makinës së vitit 2016 në rrugë dhe çdo dite më ka dhënë padyshim një emocion shtesë në këtë ditë të madhe”, tha Bottas pas tërheqjes së çmimit.

Related posts

PAS PAK SKËNDERBEU-PARTIZANI/ Ja formacionet zyrtare të ekipeve

Sadik.Autor

PAS PËRJASHTIMIT NGA GJERMANIA/ Vjen reagimi i Thomas Muller, ja deklarata e bujshme

Delo.autor

SFIDA MIQËSORE NDAJ WELS/ Kombëtarja pa krahë, testohen dy skema. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Leave a Comment