Futboll Seria A Sport

FIORENTINA-INTER/ Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, Conte surprizon me titullarët (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 20:45, ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit në stadiumin “Atremio Franki”.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë maksimumin nga ndeshja e sotme. Një fitore ditën e sotme, do e dërgonte Interin në vendin e parë, të paktën deri të dielën, kur kryesuesit e Milanit luajnë përballë Kortones.

Fiorentina nuk ka fituar asnjë nga 7 sfidat e fundit të Serisë A kundër Interit (4 barazime, 3 humbje). Interi nuk pëson gol prej 3 ndeshjesh në Serinë A: në 3 sezonet e fundit, vetëm një herë zikaltrit kanë regjistruar një seri më të gjatë të ndeshjeve me portën e paprekur radhazi, në 4 ndeshjet e fundit të kampionatit të kaluar.

Për sa i përket formacioneve, Konte ka surprizuar me titullarët, teksa ka ulur në stol Lautaro Martinezin, për të vendosur në sulm Sançezin së bashku me Lukakun.

FORMACIONET ZYRTARE:

FIORENTINA-INTER

Related posts

Merret vendimi/ “MESSI” do të jetë markë veshjesh sportive, argjentinasi do të bëhet miliarder…

Sadik.Autor

TË ÇMENDUR PAS BROJËS/ Tifozët thirrje sulmuesit të Kombëtares: Dëgjo prindërit Armando, firmos me Sauthemptonin

Delo.autor

PORTO-LIVERPOOL/ Salah mposht i vetëm portierin, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment