Futboll Seria A Sport

FITORJA E KATËRT RADHAZI/ Inter mposht Genoa-n në “San Siro” dhe shkëputet e vetme në krye

Inter vijon ecurinë pozitive, teksa ka arritur të korrë suksesin e katërt rradhazi në kampionat.

Skuadra e Antonio Kontes mundi me shifrat 3-0 skuadrën e Xhenoas, me një super paraqitje, ku shifrat u hapën pas vetëm 32 sekondash me autor të përhershmin, liderin e këtij ekipi, Romelu Lukakun.

Dyfishimi i rezultatit erdhi nga Mateo Darmian në minutën e 69′, dhe golin e tretë e realizoi Aleksis Sançez në minutën e 80′ teksa i vuri “kapakun” kësaj sfide dhe pse të ndihmuar edhe nga VAR-i.

Me këtë sukses, zikaltërit vijojnë të qetë rrugëtimin si kryesues, teksa shkëputen në +7 nga Milani i vendit të dytë, të cilët kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Related posts

CHAMPIONS/ Ekipi i Guardiolës bën detyrën kundër Olympiacos, Porto kalon me lehtësi Marseille

Delo.autor

GJICI DO TRE FITORE NGA KUKËSI/ Ja premioja për fitoren ndaj Skënderbeut

Delo.autor

TRONDITET INTERI/ CHELSEA nis bisedimet me “yllin” e zikaltërve

Sadik.Autor

Leave a Comment