Futboll Seria A Sport

IBRAHIMOVIC NË “SANREMO”/ Amadeus: Jam interist, e përgëzoj Milanin. Ylli Suedez: Do arrijmë rekord…

Zlatan Ibrahimoviç do të jetë i pranishëm në skenën e Sanremos në të pesta mbrëmjet e festivalit të planifikuar në fillim të Marsit. Kjo u konfirmua nga Amadeus në konferencën për shtyp u shpreh: “Ibrahimoviç është një kampion i madh. Si një interist më duhet të përgëzoj Milanin. Ibra më dhuroi edhe fanellën.

Kam një vëlla milanist që do ta donte shumë, por pa dyshim që nuk do t’ia jap. Zlatani është një personazh i gjithi për t’u zbuluar sepse është numri një në shumë gjëra. Do ta shihni”. Pas këtyre deklaratave nuk mund të mungonte përgjigjja e 39-vjeçarit të Milanit. “Bëhuni gati, unë jam rrugës. Le të arrijmë një tjetër rekord”, shkruante Ibra në profilin personal në “Twitter”.

Related posts

Fansat e Arsenalit GËZOJNË për LENON, por edhe për…të DASHURËN e tij (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Spal, nis pjesa e dytë. Rezultati 2-0

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Mandzukic lihet jashtë listës së Champions, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment