Futboll Premier League Sport

MANCHESTER CITY KËRKON BILETËN NË ÇEREKFINALE NË FA CUP/ Guardiola: Suonsi i vështirë, Ederson gati për…

Pep Guardiola përsëriti pas penalltisë së humbur të Gyndoanit në ndeshjen me Liverpulin se në mungesë të Kevin de Bryjnes dhe Serxho Agueros, portieri Ederson mund të ketë shansin që të shfaqet përballë pikës së bardhë në penalltinë e radhës për “Qytetarët”.

“Tani që Aguero mungon dhe Kevin gjithashtu, është një opsion. Sigurisht që po. Ederson duhet të presë golat, kjo është detyra e tij e parë. Pas kësaj, të shohim se çfarë ndodh.

Mënyra se si Gyndoan humbi penalltinë dhe më pas reagoi tregon se sa i fortë është”, tha trajneri katalanas përpara ndeshjes së sotme në Kupën FA kundër Suonsit. Siti udhëton drejt Uellsit në raundin e 1/8-ave, me shpresën për t’u kualifikuar më lehtë në çerekfinale sesa në përballjen që këto dy skuadra patën 2 vite më parë. “Qytetarët” vazhdojnë të jenë pa shërbimet e Agueros, i cili sapo është rikthyer në stërvitje pasi kaloi Koronavirusin:

“Serxho u stërvit me grupin 10-15 minuta të hënën. Ndihet më mirë ditë pas dite. Suonsi është një klub me traditë trajnerësh: Majkëll Laudrup, Roberto Martinez, Graham Poter. Herën e fundit vuajtëm shumë atje. Ishim në disavantazh 2-0 dhe goli ynë i tretë ishte pozicion jashtë loje. Ishte një ditë e vështirë.

Unë nuk pres një tjetër ndeshje nga ajo e dy sezoneve më parë, ku vuajtëm pamasë. Ata nuk të japin shanse në mbrojtje.

Janë shumë solidë dhe kanë cilësi në sulm dhe në mesfushë. Do të jetë një test i vështirë dhe ne duhet të bëjmë një paraqitje të mirë”, nënvizoi tekniku i Sitit.

Related posts

BROJA I SHUMËKËRKUAR/ Një tjetër klub i Seria A hedh sytë te sulmuesi shqiptar

F.autor

2 largime dhe 6 blerje, ja planet e Milan në merkato…

Sadik.Autor

SPORTISTËT E RINJ MILIONERË/ Mes tyre edhe një “I PANJOHUR” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment