Futboll Seria A Sport

INTER PËR NOTËN 10/ Ja sekretet e kryesimit për “Zikaltrit”. Sa shumë liderë për Conten…

Një vend i parë në fuqi të dhjetë. Nuk ndryshon objektivin sigurisht, por siguron dhe përforcon bindjen për ta arritur. E shumëkush mund të kujtojë “Makinën e zezë”, një film triller i fundit të viteve ’70, me protagonist një automjet të zi që terrorizonte këdo. Thuajse 45 vite më pas, një tjetër makinë, zikaltër, po tremb kundërshtarët. Nuk është një film, por një bashkësi statistikash që po shtyjnë motorin më shpejt.

PËR NOTËN 10 – Janë 10 statistikat në Serinë A që shikojnë Interin të kryesojë dhe të konfirmojë vendin e parë në renditje edhe në kampionat. Së pari ato të lidhura me golat: skuadra e Antonio Kontes është e para për realizime, me plot 57, përpara Atalantës (53) dhe Romës (47).

Edhe për sa u përket golave të parashikuar, e llogaritur në bazë të rasteve të krijuara gjatë një ndeshjeje, zikaltrit ndodhen në vendin e parë, përpara Milanit dhe Atalantës.

Më pas vjen përqindja e realizimeve prej 16,43%, më e larta e kampionatit përpara Romës (14,46%) dhe Atalantës (14,32%).

Vijon numri i asisteve, plot 34, përpara Juventusit me 30 dhe Milanit me 28.

Krosimet e dobishme janë 145, përpara Fiorentinës (113) dhe Lacios (po 113), por ka dominim edhe për cilësi të krosimeve individuale.

Edhe forma fizike është një pikë force e grupit, duke qenë se zikaltrit janë skuadra me më shumë kilometra të përshkruara për ndeshje me 112,606, përpara Lacios së ndalur në 112,136 dhe Napolit me 111,854. Në Serinë A edhe lojtari me më shumë kilometra të përshkuara për ndeshje është Marselo Brozoviç me 11,79 a partita, përpara Thorsbit të Sampdorisa (11,604) dhe Marko Rog i Kaljarit (11,555).

Cilësi edhe me lojën në ajër, meqenëse golat me kokë të shënuara nga Interi në këtë edicion të Serisë A janë plot 11: vend i parë edhe në këtë renditje përpara Juves së ndalur në 8 dhe Milanit, Sampit dhe Torinos të ndalur në 7.

Pasimet kyçe, pra ato që nisin një aksion të rrezikshëm në zonën për gol, shpërblejnë Interin me 135, më pas vjen Atalanta në vendin e dytë me 126 dhe Roma me 101.

Të gjitha statistika që fotografojnë mirë rendimentin e skuadrës së Kontes, gjithmonë e më lider të kampionatit dhe skuadër potenciale e fitores finale.

Related posts

Mbappe: Ronaldo ishte idhulli im i fëmijërisë, por tani dua ta mund

Q.Autor

PAS TRANSFERIMIT TË CHIESAS/ Nuk ndalet me përforcimet, Juventus nis sulmin për yllin e Fiorentinës…

Delo.autor

NAPOLI-BARCELONA/ Ndeshja mes frikës së koronavirusit. Nuk ka fitues. Gjithçka vendoset në “CAMP NOU”

F.autor

Leave a Comment