Futboll La Liga Sport

“ISHTE E RËNDË AJO QË MË BËRI BARCELONA”/ Sulmuesi Suarez: Mesfushorin Kroos e kam komshi, Juventus nuk…

Luis Suarez flet më në fund për largimin e tij nga Barcelona dhe thotë se forma nuk ishte e duhura. Ai zbulon jetën në Madrid dhe objektivat që ka me Atletikon.

MADRIDI – “Kam komshi Toni Krosin këtu në Madrid. Atë e kam parë më shpesh nëpër lagje. Njerëzit më ndalojnë, më pyesin dhe duan foto. Kjo ndodh më shumë sesa në Barcelonë”.

SAKRIFICA – “Duhet që t’i bindja fëmijët e mi për të arritur aty ku kam arritur. Duhet t’i vlerësosh maksimalisht gjërat dhe ta dimë gjithmonë nga kemi ardhur”.

VENDIMI – “Kur Barcelona e bëri zyrtare që nuk do të mbështetej më tek unë, nisa bisedimet me Atletikon e Madridit, me Simeonen dhe të tjerët. Kisha interes nga shumë skuadra të tjera dhe jo vetëm nga Juventusi. Doja të merrja vendimin e duhur, ai që ishte për të mirën e skuadrës dhe familjes sime”.

KUMAN – “Kur Barcelona më tha që nuk më kishte në plane, ishte diçka shumë e rëndë. Nuk e prisja diçka të tillë dhe forma se si ma komunikoi nuk ishte e duhura. Më telefonoi Kuman dhe më tha që nuk isha më pjesë e Barcelonës”.

PA SHPJEGIME – “Te Barcelona më thanë që as nuk mund të stërvitesha dhe unë u thashë që për aq kohë sa kam kontratë do të vazhdoja të punoja. Klubi nuk më dha asnjë shpjegim, por thjesht që ishte vendim i trajnerit”.

ATLETIKO – “Kjo skuadër lufton për trofe të rëndësishëm, për gjithçka. Mënyra si më pritën ishte shumë pozitive nga njerëzit, nga ambienti, nga tifozët”.

SIMEONE – “Është nga ata trajnerë që të bind me dëshirën dhe pozitivitetin që ka. Më mjaftoi vetëm një bisedë me të për të kuptuar të gjithë filozofinë që ka si trajner. Të motivon shumë. Unë në të ardhmen nuk do të bëhem trajner sepse vuan shumë”.

REALI – “Ndaj tyre bëmë gabimin që ua lamë shumë topin në zotërim, por do të mësojmë nga ky gabim kur të përballemi sërish me ta”.

CHAMPIONS – “Më ngjall kureshtje po aq sa La Liga. Ne jemi të motivuar më shumë për të bërë mirë në Champions sepse Atletiko nuk e ka fituar kurrë dhe do të ishim në histori”.

KONTRATA – “Nuk e kuptoj pse u publikua kontrata e Mesit. Është diçka shumë private dhe nuk e di kush fshihet pas këtij veprimi. Mesi i ka dhënë gjithçka Barcelonës, më shumë se çdo lojtar tjetër”.

GRIZMAN – “Nuk është e vërtetë që ai dhe Leo kanë marrëdhënie negative”.

Related posts

E RËNDË/ TRONDITET bota e FUTBOLLIT, ndërron jetë MESFUSHORI SHQIPTAR (FOTO)

Isa.Autor

TRANSFERIMI TEK MANCHESTER UNITED/ Babai i Van de Beek: S’pushon telefoni, bëmë gjithë fshatin krenar

Delo.autor

“IBRAHIMOVIC MBETET LOJTAR I MADH!” De Vrij analizon derbin “Madoninës” dhe përmbysjen e “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment