Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-INTER/ CR7 s’iu shënon asnjëherë në shtëpi “zikaltërve”, Lukaku “fiket” kundër “bardhezinjve”. Ja statistikat…

*Juventusi ka humbur vetëm njërën nga nëntë sfidat e fundit kundër Interit në të gjitha kompeticionet (6 fitore, 2 barazime); humbje megjithatë e ardhur muajin e kaluar (0-2 në Serinë A).

* Suksesi i fundit i Interit në fushën e Juves daton në nëntorin e 2012-ës në kampionat (3-1 me dopietë të Militos dhe gol të Palasios): nga ajo kohë gjashtë suksese të bardhezinjve dhe dy barazime në “Allianz Stadium”.

* Në secilën prej 8 rasteve kur Juventusi ka fituar ndeshjen e vajtjes së gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë, ka kaluar më pas turnin: dy herë më përpara ka ndodhur kundër Interit, në 1983-shin dhe 2016-ën.

* Interi nuk ka arritur në aktin e fundit të Kupës së Italisë në asnjërën prej 8 rasteve kur humbur gjysmëfinalen e vajtjes. Finalja e fundit e luajtur nga zikaltrit daton në 2011- ën, kur ngriti trofeun me suksesin ndaj Palermos.

* Humbja e fundit brenda fushe e Juventusit në Kupën e Italisë ka qenë në marsin e 2015-ës (1-2 kundër Fiorentinës), pikërisht në një gjysmëfinale (12 suksese dhe 1 barazim në “Allianz”).

* Interi ka humbur 6 nga 9 transfertat e fundit të zhvilluara në Kupën e Italisë (2 fitore, 1 barazim).

* Mes skuadrave ende në garë gjatë kësaj Kupe Italie, Interi (me 56.3%) dhe Juventusi (55.8%) janë dy skuadrat që kanë regjistruar zotërimin e topit më të lartë në ndeshjet e 1/8-ave.

* Kristiano Ronaldo ka shënuar katër gola në nëntë sfida kundër Interit në karrierën e tij, megjithatë asnjë prej tyre nuk është realizuar në shtëpi: tre në “Xhuzepe Meaca” mes Serie A dhe Kupës së Italisë dhe një në “Old Traford” me Mançester Junajtid në Ligën e Kampionëve.

* Që nga ardhja e tij tek Inter, Romelu Lukaku nuk ka gjetur gol dhe as ka dhënë asist në tre ndeshje kundër Juventusit në të gjitha garat.

Related posts

150 milionë lek për Skënderbeun apo 50 milionë për Laçin? Finalja e Kupës “vija e finishit”

Sadik.Autor

Ndodh ÇUDIA në stadiumin e Azerbajxhanit, vendasit përmendin SERBINË ndaj KOSOVËS

Isa.Autor

E PABESUESHME NË CHAMPIONS/ Ylli Mbappe ndëshkon Barcelonën me një gol “MAGJIK” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment