Futboll Premier League Sport

U LARGUA SI DËSHTIM/ Tani United po bën të pamundurën për Depain

Që kur Memfis Depai u largua nga Mançester Junajtid në 2017, tifozët e “Djajve të kuq” kanë ndjekur me interes paraqitjet dhe rritjen e tij si futbollist.

Sulmuesi u bashkua me Lionin pas dy vitesh të turbullta në “Old Trafford” dhe ka treguar formën që e bindi Junajtidin që të shpenzojë 30 milionë euro për të në vitin 2015.

Depai kishte shënuar 50 gola në 124 ndeshje për PSV Eindhoven, por dështoi në Angli, duke shënuar vetëm 7 gola në 50 paraqitje për Junajtid.

Te Lioni, 24-vjeçari ka bërë paraqitje mbresëlënëse në një rol më të avancuar në formacion. Ai ka 31 gola dhe 29 asistime në vetëm 83 ndeshje për skuadrën franceze dhe ka fituar edhe një vend formacioni te kombëtarja e Holandës.

Bordi i Junajtid siguroi se ata kishin një klauzolë blerjeje në kontratën e Depai, kështu që do të jenë të interesuar në merkaton e janarit për sulmuesin holandez.

Related posts

LIVE/ Një mbrojtës mendon për anglezët, Stons zhbllokon takimin (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Goditje e rëndë për pronarët e Interit, klubi përjashtohet nga kampionati. Hidhërohen tifozët

Delo.autor

ZYRTARE/ Bayern dëshiron të mbajë më të mirët, rinovon kontratën me ylli i skuadrës…

Delo.autor

Leave a Comment