Futboll Premier League Sport

“KEMI BËRË NJË RRUGË TË GJATË PËR TË ARRITUR DERI KËTU”/ Solkjaer: Ne nuk konsiderohemi si pretendentë për…

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaerit, ka folur pas barazimit në ndeshjen ndaj Evertonit me rezultatin 3-3. Ai ka theksuar se skuadra e tij nuk është pretendente për titullin kampion.

“Ne luajtëm një futboll të mirë në pjesën e dytë, por pësuam tre gola nga tre goditje në portë. Nuk dua të fajësoj askënd për golat, por mund të kishim bërë më mirë si ekip te çdo gol që pësuam. Goli i fundit na bën të shkojmë në shtëpi vërtet të zhgënjyer. Kemi humbur dy pikë, që duhet t’i mbronim”, deklaron norvegjezi.

“Titulli? Nuk po flasim për të. Kjo skuadër ka bërë një rrugë të gjatë deri këtu. Ne nuk duhet të konsiderohemi si pretendentë për titullin, këto zëra i keni krijuar ju më shumë. Më mirë të vazhdojmë se të shohim ku do të përfundojmë. Por, që të ecim përpara duhet të mos pësojmë më gola të tillë”, – tha Solskjaer.

Related posts

Allegri “fërkon duart”, Chiellini gati për ndeshjet e Champions ndaj Real

Sadik.Autor

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ Barcelona nxjerr në shitje 12 lojtarë pas vendimit të “Jashtëtokësorit”

Delo.autor

“DO TË BËJMË 3-4 AFRIME”/ Trajneri Jonuz konfirmon titullarët e larguar nga Vllaznia

Delo.autor

Leave a Comment