Champions League Futboll Sport

NGATËRRESA NË SHORTIN E CHAMPIONS LEAGUE/ Kush përfitoi dhe kush humbi nga rrotullimi i goglave

Shorti i Ligës së Kampioneve prodhoi shumë emocione pasi një ngatërresë me goglat bëri që proçesi të ribëhej nga e para. Pati nga ata që buzëqeshën për herë të dytë, por pati dhe nga ato që u zhgënjyen. Por cilat janë ato skuadra që fati nuk u buzëqeshi për të dytën herë?

Interi në shortin e parë peshkoi Ajaksin. Një kundërshtar i kalueshëm duke parë mundësitë e tjera dhe tifozët u entuziazmuan për këtë gjë. Megjithatë shorti i dytë i vuri përballë Liverpulit, një kundërshtar që zikaltërit do donin ta evitonin duke parë super formën në të cilën anglezët janë.

Fat i keq dhe për Real Madridin. Spanjollët ranë me Benfikën, një ekip që la jashtë Barcelonën nga ky kompeticion. Por në shortin e dytë i ra PSG, një ndër ekipet pretendente për triumfin final me një sulm prej titanësh.

Juventus pak a shumë nuk vuajti nga hedhja përsëri e goglave. Bardhezinjtë u shortuan në fillim me Sporting Lisbonën dhe më pas me Vijarealin. Të dy kundërshtarë të kalueshëm për Juventusin.

Mançester Junajtid evitoi PSG dhe u shortua me Atletiko Madridin. Ndërkohë vetëm Ccelsi nuk ndryshoi kundërshtar dhe i ra prapë francezët e Lilë.

Related posts

Tifozët e Galatasaray bëjnë diçka të pabesueshme për Shaqirin

Sadik.Autor

HARBOHET KOMENTATORI/ I ik​ën TRURI nga goli i MESSIT dhe i FUT DUART vajzës në… (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Bayern kthehet në finale pas 7 vitesh! Likuidon hirushen e bukur Lyon

Delo.autor

Leave a Comment