Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Juventus gjen sulmuesin e së ardhmes në Angli tek klubi i madh…

Juventus mban nën vzhgim disa lojtarë të rinj që mund të përfshihen në skemën taktike të Andrea Pirlo-s. Një filozofi që ndiqet prej kohësh, është ajo që çon te talente që kanë fituar eksperiencë në Europë duke luajtur me klube të rëndësishëm.

Sipas Don Balon, drejtori sportiv Paratici ka vënë në shënjestër 19-vjeçarin Folarin Balogun, sulmues i lindur në New York, por me nënshtetësi angleze.

Sulmuesi luan me Arsenal-in, ku ka koleksionuar pesë ndeshje, katër prej të cilave në Europa League. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha, me Leipzig dhe Manchester United që janë vënë të parët në lëvizje.

Edhe pse vetëm 19 vjeç, ai mban shiritin e kapitenit të Anglisë Under-23 dhe këtë vit ka rënë në sy me klubin londinez pikërisht me klubin londinez pikërisht në Europa League, duke shënuar 2 gola në 4 ndeshje.

Related posts

Alban Bushi: Ndaj Sllovakisë do të luajmë vetëm për të fituar

Q.Autor

ZYRTARE/ Vjen lajmi i madh, Xherdan Shaqiri kalon tek klubi legjendar në Angli

Isa.Autor

Zidane merr dy lajme të shkëlqyera para sfidës me PSG-në

Q.Autor

Leave a Comment