Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORICME NË PRAPAVIJË/ Po shkëlqen me skuadrën e Ligue 1, Milan ndjek me interes mbrojtësin argjentinas…

Në merkaton verore te Milani thuhet se do të ketë riparime edhe në të majtën e prapavijës. Një mëngjarash është ai që nevojitet dhe drejtuesit e kanë identifikuar te Fakundo Medina i Lensit që po shkëlqen në këtë edicion të kampionatit francez.

I aftë të luajë në korsi, por edhe në qendrën e majtë, argjentinasi do të ishte përforcimi ideal, ndaj edhe Maldini po nxiton të gjejë një akord përpara se diçka të tillë ta bëjë konkurrenca.

Sipas “Daily Mail”, edhe Mançester Junajtd po interesohet për shërbimet e 21-vjeçarit, por 8 milionë euro do të bënin Lensin që të pranonte menjëherë ofertën e drejtuesve kuqezinj.

Related posts

DORTMUND VIJON “RËNIEN E LIRË”/ Nuri Sahin në “fije të perit”

F.autor

E BUJSHME/ “Uroj që të luaj me Pogba”: Lojtari ndez sinjalin e largimit nga Madridi

Isa.Autor

Efekti i Botërorit/ Rusia pret 10 miliard euro të ardhura për një muaj

Isa.Autor

Leave a Comment