Futboll Seria A Sport

KONTRATA E CR7 PËRFUNDON NË 2022/ Juventus ultimatum yllit Dibala, “bardhezinjtë” mendojnë për Ronaldon që…

Kristiano Ronaldo nuk po përjeton momentin më brilant në karrierë por numrat e tij nuk stonojnë, mbeten akoma në nivele të larta. “Dopieta” e fundit kundër Inter ishte një konfirmim i pastër, CR7 është jashtëzakonisht përcaktues për Juven. Kontrata e tij përfundon në qershor 2022, por si Ronaldo ashtu edhe drejtuesit e Juves, janë të gatshëm të rinovojnë kontratën edhe për një tjetër vit.

Për momentin nuk ka pasur dhe nuk parashikohet të ketë në një të ardhme të afërt kontakte zyrtare ndërmjet Mendes dhe Paratiçi por ideja për të rinovuar kontratën po merr formë pak nga pak. Nuk bëhet fjalë vetëm çështje ekonomike edhe pse Juve do të lehtësojë jo pak nga paga gjigante e portugez, por nëse palët do të arrijnë në një marrëveshje të re përcaktues do të jetë projekti i klubit dhe mundësia për të fituar trofe. CR7 e josh shumë fiksimi i “Zonjës së Vjetër” për të fituar Champions Ligën, një trofe që Ronaldo kërkon ta ketë edhe një herë në duar përpara se të tërhiqet nga futbolli i rëndësishëm.

 

Drejtuesit e Juves duhet të kujdesën jo vetëm për kontratën e Ronaldos por edhe për kontratën e Dibalës. Mes COVID-19 dhe dëmtimeve, argjentinasi po përjeton një sezon shumë të vështirë çka ka bërë që dhe rinovimi të mbetet pezull. Dibala ka ndryshuar agjent ndërsa dëshira e tij është të vijoj bashkëpunimin me Juve por Anjeliishte i prerë kur u pyetet mbi të ardhmen e sulmuesit: “Dibalës i është bërë një ofertë e re për të rinovuar kontratën, tani i takon atij të vendos”, një deklaratë e qartë, për Dibalën nuk do të këtë një ofertë më të mirë ekonomike, i mbetet ta pranojë ose të kërkojë për një skuadër të re.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Lemar nuk bind, Atletico mendon për vëllain e…

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Zvicër-Gjibraltar. Rezultati 4-0

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Yjet e Napolit përfundojnë në kazanët e plehrave, klubi shpjegon arsyen (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment