Futboll Seria A Sport

KRIZA TEK JUVENTUS/ Ronaldo dhe Morata janë në rënie, Artur u mungon të gjithëve. Humbja me Porton konfirmoi…

Ndoshta kërkoje fjalën… vazh dimësi. Nëse “Google” do të ishte me të vërtet përpara, do të jepte këtë përgjigje për pyetjet për problemet e Juves. Vazhdimësi është një gur filozofik për çdo trajner, veçanërisht këtë sezon. Ndoshta atë të vërtetë, nuk e gjen askush (OK, Guardiola mund të bëjë përjashtim tani për tani), por kjo nuk vlen për rastin e Pirlos. Ulje-ngritje, ulje-ngritje. Risia është se për herë të parë gabimet ishin dy radhazi, mjaftueshëm për të nxitur analizat e reja. Momentet më të mira sollën një trofe dhe një finale. Ndeshjet më të mira? Barça-Juve, Parma-Juve dhe ndeshja e vajtjes së kupës me Interin. Momentet më të këqija ishin të dy lloji: Momentet e inferioritetit shqetësues: ndeshjet e para kundër Barçës dhe Interit. Dhe mbrëmjet joefikase, si barazimet me të voglat, humbja me Fiorentinën dhe Napolin dhe ajo me Porton. Në gjithë këtë ka ndikuar një sezon me ndeshje çdo tre ditë dhe lojtarë gjithnjë e më të lodhur.

SULMUESIT – Askush nuk e tregon më shumë humorin bardhezi sesa rendimenti i sulmit. Morata dhe Ronaldo kanë kaluar nga momentet e shpërthimit te rëniet e lira. Sot askush nuk i fshin momentet e këqija të tjetrit. Alvaro është dobësuar në mënyrë shqetësuese nga temperatura (gati i ra të fiktë pas 30’) dhe pikëllimi. Kristiano nuk duket se njeh rrugë të mesme, mes superheroit dhe luksit të menaxhimit të vështirë të alkimisë së ekipit. Ndonjë dopietë mund të t’i zbehë këto krahasime, por në Porto ishte një prej më të këqijve. Kulusevski, i cili në shtator kishte djegur etapat, u kthye sërish në klasë. Pastaj është Dibala, dëmtimet e të cilit e kanë penguar të jetë në formën e tij. Nëse do të rikthehen do të jenë vendimtarë, por a do të rikthehen?

MENTALITETI – Ajo Juve që traditën e saj kishte fitoret me cinizëm, tashmë është zhdukur ose shfaqet rrallë, për herë të fundit në Kupë me Interin. Por skuadra e sotme zhduket. Porto është shumë shqetësuese, siç ishte shqetësuese edhe Lioni në 2020: dy gola të shpejtë të pësuar, ulje koke dhe përshtypja e një skuadre që vuan presionin Champions, ndryshe nga tradita.

DËMTIMET – Flasim për futbollin, por vendimet i merr fati. Rasti i vërtetë për ta fituar Champions-in me CR7-ën ishte në 2019, kur Alegri erdhi në ndeshjen e kthimit me Ajaksin me shumë titullarë të dëmtuar dhe pa benzinë: të kesh apo jo liderët bën diferencën. Pirlo luajti një fazë të parë pozitive, me pak dëmtime, por tani po paguan llogaritë. Jashtë Kuadrado, Kielini, plus Dibala dhe Ramsej në 30%. Të gjithë lojtarët krijues janë të padisponueshëm dhe kjo është një nga arsyet e formës së luhatshme. Kielini nuk ka dëmtim serioz në pulpë dhe mund të kthehet në fillim të marsit. Artur nuk do të duket përpara 15 ditëve. Bonuçi dhe Kuadrado synojnë Lacion dhe Porton.

TË PAZËVENDËSUESHMIT – Në mungesë të Arturit, topi qarkullonte shumë ngadalë me Porton, duke mos ndryshuar kurrë krah dhe spostohej me 3-4-5 prekje. Po mungesa e brazilianit u ndje. Dhe nuk ishte i vetmi. Statistikat thonë se Juve i ka pasur rëniet kur kanë munguar CR7 dhe Mekeni. Me amerikanin në fushë skuadra bën mesatarisht 2.2 pikë për ndeshje, pa të, ndalet në 1. Edhe Ronaldo ka të njëjtat shifra: 1.2 pikë është diferenca me prezencën e tij.

Related posts

“ËSHTË ZGJEDHJA IME E PARË”/ Ylli anglez thërret Premier League: Nuk e kam mbaruar akoma punën time

Delo.autor

Tradita vijon, të rinjtë e kombëtares ‘ia marrin’ këngës (Video)

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Tjetër shtyrje, ja vendimi unanim i 20 klubeve nga Serie A: Kampionati të fillojë më…

Delo.autor

Leave a Comment