Futboll Seria A Sport

LAZIO MERR LAJMIN E MIRË/ Strakosha rikuperohet nga dëmtimi. Ja kur rikthehet gardiani “Kuqezi”…

Lajm i mirë për Thomas Strakoshën, i cili la pas dëmtimin e gjatë që kishte pësuar, dhe në ndeshjen ndaj Bajernit të Mynihut, e cila është e programuar të zhvillohet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Olimpico” të Romës me fillim nga ora 21:00.

Portieri i Kombëtares shqiptare është përfshirë në listën e trajnerit Simone Inzagi ndaj kampionëve të Europës në fuqi.

Nuk dihet ende nëse do të ketë minuta për të apo do të aktivizohet në ndeshjen ku bardhekaltërit do të sfidojnë Bolonjën në fundjavë për kampionat.

Strakosha nuk luan që në sfidën e Kupës së Italisë ndaj Parmës në 21 janar ku lacialët triumfuan me rezultatin 2-1.

Related posts

MBI KAMPIONATIN E SERIE A/ Cana: Ja favoriti për titull, Juventus nuk do të heqë dorë…

Delo.autor

LËVIZJE SURPRIZË E LIVERPOOL/ “Të Kuqtë” kërkojnë mbrojtësin e rivalëve në Premier League…

Delo.autor

PAS NJË ASIST “MAGJIK” NGA DI MARIA/ Mbappe ndëshkon Monacon me një “PERLË” (VIDOE)

Delo.autor

Leave a Comment