Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Red Bull zbulon makinën me të cilën synon të ndalë dominimin e Mercedes (VIDEO)

Makina e këtij viti nuk është një revolucion dhe kjo gjë kuptohet që nga emri. Njëvendëshja RB16B është një evolucion i thjeshtë i makinës Red Bull të një viti më parë, me pak zhvillime duke parë problemet e shkaktuara prej pandemisë.

Makina e re Red Bull e fundit e sponsorizuar nga motori Honda, është zbuluar sot për fansat. Ajo makinë do të jetë “Arma” në dispozicion të pilotëve Max Verstappen dhe Sergio Perez, për të rivalizuar Mercedes dhe ndalur hegjemoninë e makinës gjermane.

Njëvendëshja austriake është dizenjuar nga Adrian Newey, ndaj dhe është e ngjashme me atë që kemi parë në pistë vitet e fundit. Shefi Christian Horner u shpreh se me këtë makinë dhe me pak fat synon të arrijë më shumë suksese në pistë këtë sezon të Formula 1.

Related posts

PORTUGALI-HOLANDË/ Fenomenal Guedes, portugezët prekin titullin (VIDEO)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Shkëndija, gjithçka për të shkuar në grupe të Europa Ligës

Isa.Autor

PAMJE TË RËNDA/ Tmerr në Rusi: Akrobatja BIE nga një lartësi e madhe dhe…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment