Futboll Ligue 1 Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ “France Football” zbulon planin e PSG-së për të nënshkruar me “Jashtëtokësorin”

Leo Messi mund të jetë “bomba” e madhe e merkatos së verës. Ylli argjentinas ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë te Barcelona mbas qershorit apo do të hedhë hapin drejt një sfide krejtësisht të paparë në karrierën e tij të gjatë. Revista “France Football” e ka titulluar kopertinën e saj me këtë çështje, duke zbuluar çelësat e nënshkrimit të mundshëm të Messit nga parizienët. Sipas saj, ajo që konsiderohej utopi një vit më parë, mund të bëhet realitet nga sezoni tjetër.

Revista prestigjioze franceze i referohet frazës së Cristiano Ronaldos, sapo nënshkroi me Juventusin, se dëshironte sfida të reja në karrierën e tij. Pra, po kërkonte të dilte nga zona e rehatisë. Gjatë historisë, vetëm Florian Albert, nga Ferencavros, ka kaluar gjithë karrierën e tij në një ekip të vetëm, pasi fitoi “Topin e Artë”. Messi mund të jetë i dyti ose, përkundrazi, do të kërkojë Champions-in e tij të pestë në një vend tjetër. Te Barcelona, situata është jashtëzakonisht delikate, si nga ana ekonomike, ashtu edhe ajo sportive. “France Football” përmend gjithashtu fundin e karrierës së Michael Jordan në Uashington ose të Joe Montana te Kansas City.

Opsionet që Messi të vazhdojë në Barcelonë janë ende të largëta. Skuadra katalanase ka një borxh prej 1.173 milionë € dhe, siç siguroi “El Mundo”, kontrata e fundit e Messit arrin në 724 milionë €. Sidoqoftë, lojtari argjentinas ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij dhe po pret muajin mars, datën në të cilën janë fiksuar zgjedhjet presidenciale të Barcelonës, për të reflektuar. Nëse Laporta del si president, ekuilibri mund të kthehet te skuadra Blaugrana, pasi ish-presidenti mban një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Messin, pas 7 viteve të tij të lavdishme në presidencë (2003-2010).

Një nga çelësat për nënshkrimin e mundshëm të Messit me PSG është Neymar. Braziliani tha disa muaj më parë, pas fitores së PSG në “Old Trafford”, se sezonin e ardhshëm do të luante me mikun e tij të madh. Negociatat për zgjatjen e kontratës së 28-vjeçarit janë në rrugën e duhur. Një nga kushtet që vendosi për të rinovuar në Paris ishte projekti ambicioz. Me ardhjen e mundshme të Messit, aspiratat e Neymar përmbushen. Kjo është arsyeja pse rinovimi i tij është përshpejtuar në javët e fundit.

Aktorë të tjerë, që gjithashtu mund të ndikojnë në ardhjen e Messit në Paris, janë Angel Di María dhe Pochettino. I pari konfirmoi të mërkurën e kaluar se kishte një shans të mirë për të parë Messin në kryeqytetin francez. Trajneri i PSG-së nuk e mohoi në prezantimin e tij si trajner, në janar, nënshkrimin e kapitenit të Barcelonës. “Do të kemi kohë të flasim për këtë”, – theksoi Pochettino.

Siç tregon “France Football”, nëse Leo Messi dëshiron të luajë për PSG sezonin e ardhshëm, do të duhet ta ulë pagën e tij në mënyrë të konsiderueshme. Kontrata e tij e fundit me Barcelonën është e parealizueshme për kampionin aktual të Ligue 1, që ka pasur humbje historike në shumën prej 240 milionë € në sezonin e fundit. Në revistën franceze sugjerojnë një model “alla David Beckham”, i cili u suportua financiarisht te PSG përmes fondacioneve të ndryshme nga Katari.

Për ta vënë në kontekst, Leo Messi merr një pagë neto 74.2 milionë € në vit, domethënë 26 milionë më shumë se fiton Neymar (48.9). Aspiratat ekonomike të atij që për shumë është lojtari më i mirë në histori do të ishte një pengesë për PSG, që ka pranuar rinovimin e Neymar pa rritur pagën e tij. Po kështu, klubi parizien ka një deficit historik me “Fair-Play Financiar”.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Betis-Real Madrid. Rezultati 2-3

Delo.autor

Trajneri nuk e përzgjedh, Nainggolan lë kombëtaren

Sadik.Autor

Mbledhje emergjente në FSHF, Panucci rikthehet në Shqipëri për të monitoruar futbollistët e Superligës

Sadik.Autor

Leave a Comment