Futboll La Liga Sport

LËSHON DEKLARATËN BOMBË/ Legjenda Rivaldo: “Jashtëtokësori” ikën tek PSG-ja, askush s’e beson përmbysjen

Rivaldo plas “bombën”. Ish-sulmuesi i Barcelonës është i sigurt se Mesi do të transferohet te PSG-ja dhe se askush te katalanasit nuk beson që mund ta përmbysë humbjen në “Camp Nou”.

LAPORTA – “E deklaroj publikisht mbështetjen time për të sepse klubi ka nevojë për figurën e një presidenti të fortë, i cili është i aftë të rikthejë klubin aty ku ka nevojë, të luftojë për gjithçka”.

MESI – “Goleada kundër PSG-së me shumë mundësi është ndeshja e tij e fundit në Champions me Barcelonën në ‘Camp Nou’. Ai do të largohet me dëshirën dhe objektivin për të luftuar për trofe të rëndësishëm. E ardhmja e tij do të jetë te PSG-ja, sidomos pas ndeshjes spektakolare që bënë këta të fundit në Champions. Është një skuadër që i jep mundësinë për të luftuar për tituj të rëndësishëm”.

PËRMBYSJA – “Nuk ka asnjë lojtar në skuadrën e Barcelonës që mendon se mund ta përmbysë këtë ndeshje. Është e pamundur të ndodhë”.

MESI PA FAJ – “Koha ikën, por Mesi ende vazhdon të marrë përgjegjësi në skuadër. Por kulmi është që ai po e luan këtë sezon pa shokun më të mirë si Luis Suarez. Ai u largua në një mënyrë të pakuptueshme duke forcuar Atletikon e Madridit. Këtë e tregon fakti që Suarez është golashënues”.

PA STOL – “Barcelona nuk mund të bëjë rrotacion kur nuk i ka më të mirët, nuk ka organikë. E kundërta ndodh me PSG-në. Nëse aty nuk janë Nejmar, Di Maria apo ndonjë tjetër, sërish aktivizohen lojtarë cilësorë”.

SPANJOLLËT – “Niveli i Barcelonës shërben si paralajmërim për skuadrat e tjera spanjolle. Edhe Reali do ta ketë keq me Atalantën. Nuk është se në La Liga po bëjnë më mirë. Edhe Atletiko që ka një duel të rëndësishëm me Çelsin, sërish eliminatorja është 50 me 50.

Related posts

E KRYER/ Monza e Berluskonit dhe e Galianit me synime të qarta në merkato, akord me portierin e Italisë

F.autor

Alvaro Arbeloa kthehet si ambasador në Real Madrid

Delo.autor

PO BËN XHIRON E BOTËS/ Ky është GOLI më QESHARAK në historin e FUTBOLLIT (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment