Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Genoa. Rezultati 3-0

Në orën 15:00 pritet të startojë sfida Inter-Xhenoa, e vlefshme për javën e 24 të Serisë A italiane.

Zikaltërit vijnë nga një moment mjaft pozitiv teksa fundjavën e kaluar mposhtën Milanin në derbi me rezultatin 0-3 dhe skuadra e Antonio Kontes do të tentojë të korrë suksesin e 5-të rradhazi në kampionat për t’iu larguar ndjekësve sa më shumë në krye të klasifikimit, teksa gjen Xhenoan e “ringjallur” me Davide Balardinin në stol, teksa nuk humbasin një ndeshje të kampionatit që prej gati 2 muajsh dhe duke u larguar mjaftueshëm nga zona e ftohtë.

Interi në këtë ndeshje do të bëjë pa shërbimet e Ashraf Hakimit në të djathtë pasi është i skualifikuar duke plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, dhe do të bëjë pa Stefano Sensin i cili për të disatën herë ka pësuar dëmtim muskulotr në këmbën e tij.

 

LIVE/ Inter – Genoa 3-0

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 77/ Inter thellon shfirat me golin e shënuar nga Alexis Sanchez.

MINUTA 70/ Inter dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Matteo Darmian.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 1/ Inter kalon në avantazh me golin e shënuar nga Romelu Lukaku.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

“MË 3 GUSHT GJITHÇKA DO TË JETË E MBYLLUR”/ Ceferin për kampionatet në Europë, 4 hipoteza për Champions League

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Teuta-Vllaznia. Rezultati 3-1

Delo.autor

BARAZUAN ME LAÇIN/ Plasin akuzat për gjyqtarët, Kukësi shpërthen ndaj Enea Jorgjit

Isa.Autor

Leave a Comment