Futboll Sport

LUFTA BRENDA FAMILJES MARADONA/ Vajza e legjendës së futbollit: Po më vranë për unazën, atëherë janë…

Vdekja e Diego Armando Maradona-s ka bërë të shpërthejë një luftë të paprecedentë mes pjesëtarëve të familjes.

Këtë herë, në qendër të mosmarrëveshjeve, është një unazë shumë e shtrenjtë që Pibe de Oro e ka marrë si dhuratë në Bjellorusi në 2018-ën, kur është emëruar president nderi i Dinamo Brest.

Unaza, që ka një diamant blu, ishte një nga të preferuarat e argjentinasit, aq sa ai e ka mbajtur edhe kur ishte trajner i Gimansia-s.

Çmimi i xhevahirit? 300 mijë euro. Po ku ka përfunduar? Sipas gazetarit argjentinas Luis Ventura, gjendej në kasafortën që Maradona kishte poshtë krevatit ku ka vdekur.

Për këtë çështje ka folur edhe Mario Baudry, avoakti i fëmijës së fundit të Diez, Dieguito Fernando, dhe partner i Veronica Ojeda.

“Kam një chat me Monona, – kuzhinierja e tij, – që pranon se kujt ia ka dhënë dhe pamjet që tregojnë se një nga vajzat e ka vënë në makinë”.

“Bëhet fjalë për Gianinna-n, – ka shtuar avokati.- Javën e kaluar është ofruar të hapte kasafortën, por, duke parë se nuk ishte një çështje e rëndësishme, kemi vendosur të mos e bëjmë. Tani ka rëndësi procedura penale”.

Këto deklarata kanë zemëruar vajzën e Maradona-s, që ka zgjedhur Twitter-in për të thënë fjalën e saj.

“Nëse më vrasin në kërkim të një unaze që kam, janë të gjitha bashkëpunëtorë. Nuk mund ta provojnë atë që thonë: jam rezultat i mutit që konsumon vendi ynë”, ka shkruar ajo.

Lufta brenda familjes Maradona duket se është shumë larg fundit.

Related posts

1 JAVË PAS TËRMETIT TRAGJIK/ I tmerruar nga situata, lojtari i Kukësit vjen dhe ikën nga Shqipëria

Delo.autor

SHPENZOI SHUMË NË MERKATON E FUNDIT/ Juventus i mbytur në borxhe, shpëtimi i vetëm mbetet fitimi…

Delo.autor

Anthony Joshua harron Wilder, gati marrëveshja me Alexander Povetkin

Sadik.Autor

Leave a Comment