Futboll Premier League Sport

RRËFEN PROJEKTET E SË ARDHMES/ Olmo paralajmëron Liverpool-in: Duam t’i tregojmë gjithë botës se…

Dani Olmo ka folur për jetën e tij të re dhe projektet e së ardhmes në një intervistë të dhënë për Bild.

“Ka qenë një viti mirë, por mund të përmirësohem akoma në gjithçka. Në fillim nuk kam qenë i kënaqur me aktivizimin e pakët. Kështu që më është dashur të punoj më shumë në stërvitje”, ka thënë Olmo.

“Trajneri më ka dhënë një mundësi pas ndërprjerjes së ndeshjeve për shkak të Covid dhe unë e kam shfrytëzuar”.

Në lidhje me sfidën e Champions League kundër Liverpool-it dhe atë mes Nagelsmann kundër Klopp:

“Nuk besoj se Julian është shumë i shqetësuar për këtë përballje, Duhet të qëndrojmë të bashkuar të jemi të rrezikshëm. Kemi një mundësi dhe jemi një skuadër e mirë, duam t’ia tregojmë Liverpool-it dhe gjithë botës”.

E ardhmja në la Liga: “Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk është objektivi im që të luaj një ditë në vendin tim. Por ka kohë, jam vetëm 22 vjeç. Nuk mendoj për këtë”.

“Jam i përqendruar te Leipzig, siç kam thënë disa herë. Jam këtu vetëm prej një viti dhe mund të përmirësohem akoma”.

Related posts

WOLVES-MANCHESTER UNITED/ “Djajtë e Kuq” kalojnë në avantazh, shënon McTominay

Delo.autor

JEP LAJMIN E LAMTUMIRËS/ Deklaron Buffon: Parisi do të jetë përgjithmonë një…

Delo.autor

“FJALËKRYQI” I TË ARDHMES SË KAMBERIT/ Për sulmuesin e Shqipërië mbërrijnë shumë “telefonata”

Delo.autor

Leave a Comment