Futboll Seria A Sport

“LUFTA” PËR TITULLIN KAMPION NË SERIE A/ Juventus dhe Inter, fitoret e kësaj fundjavë mund të vlejnë 6 pikë

Në 7-8 ditët e ardhshme janë në lojë shumë objektiva për skuadrat pretendente të Serisë A: Milani, Juventusi dhe Interi do të luajnë pikësëpari një fetë të mirë të titullit kampion. Kjo, pasi sfidat në program që spikasin janë jo vetëm duelet e sotme si Napoli-Juve e Specia-Milan, që nuk duhen gabuar nga pretendentet për titull, por edhe Interi nuk duhet të gabojë ndaj Lacios, pasi fundjavën tjetër luhet derbi i Milanos.

Gjithsesi, nëse kuqezinjtë duket se në letër nuk e kanë të vështirë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Juven dhe Interin, të cilat do të kenë përballë dy “kocka të forta”. Por nëse në njërën anë bardhezinjtë shpresojnë që të përfitojnë nga kriza ku noton skuadra e Gatuzos, në anën tjetër Interi do të ketë përballë skuadrën më në formë të momentit, duke parë 6 fitoret radhazi të lacialëve.

Dhe pse jo, nëse në stadiumin “San Siro” mund të vijë një frenim i zikaltërve dhe “Zonja e Vjetër” do të triumfonte në “Diego Armando Maradona” (sigurisht që mund të ndodhë edhe e kundërta e saj), si për Juven ashtu sikur për Interin këto suksese mund të vlenin nga 6 pikë. Në rastin e bardhezinjve do të shtonin presionin ndaj zikaltërve të vendit të dytë, ndërsa për Interin suksesi ndaj Lacios dhe ndalesa e Juves do të mbanin në distancë rrezikun nga prapa të torinezëve.

Related posts

“GLOBE SOCCER AWARDS” 2020/ Messi, CR7 dhe Lewandowski “përplasen” për lojtarin më të mirë të vitit

Delo.autor

80% e tifozëve të Arsenalit e kërkojnë largimin e Wengerit

Q.Autor

SERBËT MBETEN ME “GISHT NË GOJË”/ Xhaka nuk gjobitet, FIFA pranon gjetjen inteligjente të shqiptarit

F.autor

Leave a Comment