Futboll Seria A Sport

“ME DEL PIERON ISHIM DYSHE UNIKE”/ Legjenda Trezeguet: Ju tregoj kujtimin më të bukur dhe 2 pengjet me Juventus

Një legjendë e Juventusit, David Trezeguet, rrëfen momentet e tij më të bukura dhe të vështira me fanellën bardhezi për televizionin e klubit, ku ish-sulmuesi francez u rrëfye përmes pyetjeve të tifozëve.

Çfarë do të thotë të luani për Juventusin?

Unë erdha te Juve, e cila ishte një skuadër shumë konkurruese, ku objektivat ishin të qartë prej fillimit: fitore dhe vetëm fitore. Pataj në dhomat e zhveshjes u gjenda me shumë lojtarë të mëdhenj, njerëz që shkruan histori të rëndësishme. Gjendesh brenda një familjeje. Torino është një qytet i qetë, edhe për familjen.

Cili ishte lojtari me të cilin jeni ndier më mirë në fushë?

Në fushë lidhja me Del Piero ishte unike. Arritëm të bëhemi dyshja më prodhuese e Juventusit dhe për një sulmues të huaj, kjo është diçka e rëndësishme. Ishte një moment unik. Pastaj në këto 10 vite, unë e njoha Juven në momente të bukura dhe më pak të bukura, në ndryshime dhe tranzicione, e megjithatë ishin momente unike. Jashtë fushe, me Kamoranezin vazhdoj të kem një lidhjeje të ngushtë, për shkak të historisë tonë dhe interesave. Një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një njeri unik.

Ju luajtët në një kampionat të fortë, me shumë konkurrencë. Cilët ishin sulmuesit dhe mbrojtësit më të fortë të asaj kohe?

Kur unë erdha në Itali sulmuesit e mëdhenj këtu ishin Krespo, Vieri, Ronaldo, Inzagi. Mësova shumë duke i parë këta lojtarë, sepse për një sulmues, që të bëjë karrierë në Itali, ku luajnë mbrojtës të mëdhenj si Nesta, Kanavaro, Turam, është e vështirë. Kampionët e mëdhenj donin të vinin në Itali, kampionati ishte shumë i fortë dhe të luajturit këtu më ndihmoi shumë.

Cili ishte momenti më i vështirë në Torino?

Ndeshja ime e fundit me Juventusin nuk ishte një moment i le htë për mua. U largova në ditët e fundit të merkatos, nuk kisha këtë plan. Doja të vazhdoja të qëndroja, por kuptova që ishte nevoja për një ndryshim. Klubi duhet ta bënte dhe sa më shumë kalojnë vitet aq më mirë e kuptoj. Largimi nuk ishte i lehtë. Ishte një përvojë unike në Torino. Pata shansin të shënojë shumë.

Pengu më i madh?

Ai që nuk munda të fitoj dot Ligën e Kampioneve dhe që nuk luajta në “Allianz Stadium”. Adrenalina që të jep ky stadium është një vlerë e shtuar.

Kujtimi më i bukur?

Kujtimi më i bukur ishte në Udine, kur fituam titullin. Ishte kampionati im i parë, por mënyra se si e fituam ishte fantastike. Pastaj unë u shpalla golashënues në eksperiencën time të parë me skuadrën. Ishte një moment unik pasi vinim pas një kampionati të gjatë dhe të lodhshëm, fituar në atë mënyrë, në javën e fundit. Në Torino kujtimi më i bukur është sigurisht sfida me Realin e Madridit. Kur luajtëm kundër tyre kishte një karikim të ndryshëm, si nga ana jonë ashtu edhe nga ana e publikut.

Related posts

E BUJSHME/ Broja luan shansin e artë tek Chelsea, sulmuesi i Kombëtares qëndron tek ekipi i parë nëse…

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Zvicra turpëron Belgjikën dhe kualifikohet në fazën finale

Isa.Autor

Pas Nailggolan, Inter-i gati të sjellë në skuadër “yllin” e Belgjikës

Isa.Autor

Leave a Comment