Futboll Premier League Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Arsenal mposht me përmbysje Leicester dhe ngjitet në vendin e nëntë

Arsenali ka marrë një fitore spektakolare ditën e sotme, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-1 Lestër Sitin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Premier Ligë.

“Topçinjtë” e nisën shumë keq ndeshjen, teksa e panë veten në disavantazh që në minutën e 6’, kur Tielemans kaloi në avantazh vendasit. Megjithatë skuadra e Artetës nuk u dorëzua dhe në minutën e 39’ barazoi shifrat me David Luiz, para se Lakazat të përmbyste rezultatin në minutën e 47’ me penallti.

Pjesa e dytë nisi aty ku u mbyll e para, me Arsenalin më kërkues, të cilët gjetën përsëri golin. Këtë herë ishte Nikolas Pepe, i cili shënoi në minutën e 52’, atë që ishte edhe goli i fundit për këtë sfidë. Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në vendin e 9-të me 37 pikë duke lënë pas Totenhemin, ndërkohë që Lestëri mbetet në vendin e 3-të me 49 pikë.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ndryshim i papritur, trajneri Conceição refuzon Napolin. Ja shkaku…

Delo.autor

PSG ‘pazar’ tek Chelsea, Kante objektivi i radhës për mesfushën

Q.Autor

ËSHTË KUNDËR SUPER LIGËS/ Arsene Wenger: Është një instrument për të shkatërruar Premier League

Delo.autor

Leave a Comment