Futboll Seria A Sport

MERKATO E BUJSHME/ Dortmund kërkon portierin Szczesny, “Zonja Vjetër” e lëshon vetëm për… Donnarumma-n

Borusia e Dortmundit kërkon një portier të fortë për sezonin e ardhshëm, duke qenë se Roman Byrki nuk bind absolutisht, pasi deri në këtë pjesë të sezonit ai pëson mesatarisht 2 gola. Dhe shënjestra e klubit nga Ruhri është drejtuar për nga Vojceh Shezni, numri 1 i Juventusit.

Portieri polak, edhe pse mes një skepticizmi të madh për të pasuar legjendarin Xhixhi Bufon, ka treguar se e meriton rolin e titullarit dhe jo më kot në Torino kanë menduar që të nisin bisedimet edhe për rinovimin e kontratës me Sheznin. Gjithsesi, edhe pse janë shumë të kënaqur nga ish-portieri i Arsenalit, drejtuesit kanë edhe një ëndërr të madhe, që quhet Xhanluixhi Donaruma.

Ky i fundit është në skadencë kontrate me Milanin dhe rinovimi po vonon. Ndaj, ideja është që nëse kampionët e Italisë në fuqi do të arrijnë që të bindin “Xhixhon” që të lërë kuqezinjtë dhe t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër”, pa dyshim që Juventusi do të hynte me kënaqësi në bisedime me Borusian e Dortmundit për shitjen e Vojceh Sheznit.

Madje, nga Gjermania nënvizojnë se verdhezinjtë janë gati që të investojnë 35 milionë euro për polakun 30- vjeçar, një shifër që nuk është aspak larg pretendimeve prej 40 milionësh nga ana e italianëve.

Related posts

TRIUMFOJNË NË KUPËN E HOLANDËS/ Ajaxi fiton trofeun e parë sezonal, objektivi mbetet Championsi

Delo.autor

E LUMTUR NË KRAH TË RONALDOS/ Ja si e kaloi javën Georgina me familjen (VIDEO)

Delo.autor

Yonghong Li: Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj gjatë vitit të parë, në këtë ekip…

Sadik.Autor

Leave a Comment