Futboll Seria A Sport

CONTE E KËRKOI TEK INTER/ Sulmuesi i Italisë zyrtarizohet tek rivalët e “Zikaltërve”…

Graciano Pele tashmë edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Parmës. Sulmuesi italian ka mbyllur aventurën në kinë dhe ka vendosur të rikthehet në Europë, ku për këtë sezon do të jetë pjesë e Parmës.

35-vjeçari ishte një dëshirë e madhe e trajnerit të Interit, Antonio Konte, i cili e kërkoi te skuadra që ai drejton, por një marrëveshje mes palëve nuk u arrit. Në këtë situatë, Konte nuk mori sulmuesin, të cilin e njihte që nga koha që ishte në drejtimin e Italisë.

Pele kalon të Parma me parametër zero, teksa transferimin e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit italian, Kajli Krauz, i cili i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit.

Related posts

ËSHTË THIRRUR NGA TRAJNERI I SHPRESAVE/ Muçi merr minuta në kampionat, shoku i skuadrës shënon “poker” golash (VIDEO)

Delo.autor

Manchester United ofron 85 milionë euro për “yllin” e Brazilit!

Sadik.Autor

Frikë për dështim me Griezmann, Barça planifikon dy blerje

Sadik.Autor

Leave a Comment