Futboll Sport

“MEZI PRES DITËN QË DO VDESËSH”/ Futbollisti i Kombëtares shqiptare merr mesazhin e tmerrshëm në “Instagram”

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, ka marrë një mesazh të tmerrshëm, në rrjetin social “Instagram”.

Kjo gjë është zbuluar nga gazetar i “Sky Sport News”, Antoni Jozef, i cili ka ndarë në llogarin e tij të “Twitterit”, lajmin se në “Instagramin” e Kamberit, ka mbërritur një mesazh me tekstin: “Mezi pres ditën që do të vdesësh”.

Gjithashtu bëhet e ditur se “Sky Sport News” ka kontaktuar Instagram për të marrë informacion nëse është marrë ndonjë masë për këtë që ka ndodhur. Dyshohet se mesazhi i tmerrshëm, shqiptarit, i është dërguar nga një tifozi i Sëlltik, por nuk ka asnjë konfirmim.

Vlen të theksohet fakti se Florian Kamberi ishte një nga lojtarët më aktivë në ndeshjen kundër Sëlltik, teksa goditi shtyllën dhe iu afrua golit, duke marrë një vlerësim tepër pozitiv, pavarësisht se skuadra e Aberdinit u mposht me rezultatin 1-0.

Related posts

TËRMETI SHKUND SHQIPËRINË/ Nga Ceferin tek De Biasi, mbështetje nga Europa për tragjedinë e tërmetit

Delo.autor

FEDERIM NË SEKONDAT E FUNDIT/ Kukësi transferon mbrojtësin nga kampionati zviceran

Delo.autor

TIKI-TAKA NË ZI/ Andres Iniesta “pishtari” i fundit që fiket në futbollin Botëror

Isa.Autor

Leave a Comment