Futboll Seria A Sport

MILAN-INTER/ Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, kërkojnë me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Luhet duke filluar nga ora 15:00, derbi i Milanos mes Milanit dhe Interit. Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, e cila vlen kreun e renditjes.

Ky do të jetë derbi i 174-t në Serie A, ku zikaltrit kanë triufmuar në 66 raste, ndërsa”Djalli” ka regjistarur 52 suksese. Interi ka fituar 4 nga pesë ndeshjet e fundit në Serinë A kundër Milanit. Duke fituar ndaj zikaltërve në fazën e parë, Milani festoi fitoren numër 1400 në Serinë A.

Kuqezinjtë në atë rast u bënë ekipi i tretë pas Juventusit dhe zikaltërve që ia del në diçka të tillë.

Do të jetë edhe një duel mes dy sulmuesve kryesorë, Romelu Lukaku dhe Zlatan Ibrahimoviç, sidomos pas asaj përplasje që ndodhi në Kupën e Italisë. Pioli dhe Konte do të kërkojnë me çdo kusht fitoren dhe për këtë arsye kanë hedhur në fushë lojtarët më të mirë.

Formacionet zyrtare:

Milan: Donaruma, Romanjoli, Kjaer, Henadez, Kalabria, Tonali, Kesi, Çalhanoglu, Rebiç, Saelemekers, Ibrahimoviç. Trajner: S. Pioli

Inter: Handanoviç, Bastoni, Shkrinjar, De Vraj, Perisiç, Hakimi, Eriksen, Brozoviç, Barela, Martinez, Lukaku. Trajner: A. Konte

Related posts

TENSIONET TEK UNITED/ Pogba më pranë gjigantëve të Europës

Isa.Autor

Gol në ndeshjen Lokomotiv Moscow – Atletico Madrid

Q.Autor

“PSE KA FRIKË FSHF?” Kandidati Shakohoxha shpërthen në akuza: Po trukohen zgjedhjet

F.autor

Leave a Comment