Futboll Seria A Sport

MILAN NË DERBI 2011-2021/ Tre pronarë dhe 9 trajnerë të ndryshëm, por edhe sot vendos sërish Ibrahimovic

Fanellat thonë gjithçka: Herën e fundit që në një derbi luhej kreu i klasifikimit, në fanellën e Interit stema e klubit duhet të hapte rrugë në trafikun e simboleve të tjera, mes atij të titullit, Kupës së Italisë dhe Botërorit për Klube. Zikaltrit ekspozonin sukseset e “Tripletës”, ndërsa kuqezinjtë kishin më shumë hapësira, por shumë shpejt do t’i mbushnin: fitore 3-0 dhe arrati drejt titullit, ai kërcim “moonwalk” i Boatengut dhe fishekzjarrët në “San Siro”. Boateng kërcente, Pato ishte partner i Barbara Berluskonit dhe Ibrahimoviç shijonte festën, krenar që kishte mbajtur fjalën.

“Kam ardhur për të fituar, këtë vit fitojmë gjithçka”, pati thënë në fillim të sezonit. Dhjetë vite më pas suedezi ndodhet ende atje, sërish në qendër të Milanit. Ka premtuar që ai dhe shokët e tij të skuadrës do të luftojnë për titullin dhe statistikat i japin të drejtë. Mos u mashtroni nga iluzioni optik, megjithatë mes Zlatanit të asaj kohe dhe këtij të sotmit kanë ndodhur shumë gjëra. Mes ndryshimeve të pronësisë (tre), të stolit (nëntë), përjashtimeve nga kupat, fushatat faraonike të blerjeve dhe rishikimit të shpenzimeve, “Djalli” ka ndryshuar vazhdimisht lëkurë. Ringritja tani është realitet, megjithatë ka kushtuar dhjetë vite të vështira në malet ruse.

PA KUPA – Në edicionin 2011-’12 Milani ishte një elefant me 160 milionë euro paga në shpatulla, Ibra fitoi Superkupën ndaj Interit të zakonshëm, por i mungoi “bis”-i në Serinë A. Triumfuan Konte (po, pikërisht ai) dhe Juventusi i tij. Ishte viti i golave fantazmë të Muntarit, të takimit të Tevezit në restorantin me Galianin dhe të transferimit të sfumuar të argjentinasit. Eksodi përfundoi verën pasardhëse, me shitjet e Tiago Silvës dhe Ibrës për arsye bilanci. Liga e Kampioneve garantoi miliona të çmuar, me Milanin që e frekuentoi deri në vitin 2014. Doli nga skena me Sedorfin, i zëvendësuar nga Alegri, asnjë nga trajnerët e zgjedhur nga Berluskoni në tri vitet e fundit të qëndrimit nuk iu afrua. Fundi i një epoke dhe fillimi i një fiksimi të dy pronësive që pasuan ishkryeministrin e Italisë. Pa kupën llogaritë nuk dilnin, yjet largoheshin diku tjetër dhe sponsorët nuk rinovonin ose ofronin shifra më të ulëta.

Afrimi i Jonghong Li në edicionin 2017-’18 u dha një shtysë bilanceve të klubit kuqezi. Ndërmjetësi misterioz kinez, për t’i paguar “Fininvest”-it 740 milionë eurot sipas paktit trokiti në dyert e fondit “Elliott” (huazim prej 303 milionë eurosh), kishte marrë si trashëgimi një skuadër me një barrë prej “vetëm” 80 milionë eurosh si paga. Pas një merkatoje prej 228 milionë eurosh, tavani i rrogave ishte ngjitur në thuajse 40. Mbi të gjitha, operacionet e Fasones dhe Mirabelit, përkatësisht administratori i deleguar dhe drejtori sportiv i epokës kineze, nuk sollën fryte: nga Bonuçi, blerje prej 40 milionësh i rikthyer më pas në Torino pas një sezoni si kapiten, te dyshja Silva-Kaliniç, dështim në sulm. Nga dhjetë blerjet e Mr.Li, vetëm Kesi dhe Çalhanoglu mbeten për momentin në skuadër.

ALKIMI – Milani i “Elliott”-it ka ndryshuar rrugë. Receta për t’u rikthyer në maja kalon nga investimet në strukturë (projekti i “San Siro”-s së ri, stadium në pronësi që do të ndërtohet së bashku me Interin, është një pikë kyçe e menaxhimit amerikan, ndërsa ai i “Portello”-s së epokës “Berluskoni” perëndoi shpejt) dhe përmirësimi i llogarive. Administratori i deleguar Gazidhis pakësoi kostot e pagave (të zbritura nga 140 milionët e debutimit të “Elliott”-it në 90 milionët aktualë) dhe ato të shpenzimeve në merkato. Në këtë 2021-’21 balanca është rikthyer pozitive (+25,3 milionë) pas 6 vitesh. Si gjithmonë, gjithçka kalon nga fusha dhe alkimia mes talenteve të reja dhe lojtarëve me eksperiencë me të cilët po punojnë drejtori teknik Maldini dhe drejtori sportiv Masara sugjeron që rruga e nisur është ajo e duhura. E drejtë por e vështirë, etapat mbajnë emrat e Leonardos, Bobanit, Gatuzos dhe Xhiampaolos. Dhe natyrisht të Rangnikut. Për të larguar fantazmën e trajnerit gjerman dhe për të marrë përfundimisht kontrollin e Milanit, Pioli u detyrua të ndërtonte një skuadër që synon majat brenda pak muajsh.

Related posts

FIORENTINA-MILAN/ Pas një asist nga Rebic, bomberi Ibrahimovic ndëshkon për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

PLANI I “ÇMENDUR” NË MERKATO/ Inter shet tre lojtarë për të transferuar Arturo Vidal, ja emrat

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Jo vetëm mesfushori Calhanoglu, Inter dëshiron dhe liderin e Milan-it…

Delo.autor

Leave a Comment