Futboll Sport

MISTERI I VDEKJES SË MARADONËS/ Hetuesit përfshijnë dhe dy të dyshuar të rinj, ja detajet e reja…

Ka dy të dyshuar të rinj në hetimin për vdekjen e Diego Armando Maradonas. Ata janë Nensi Forlini, ekzekutive e kompanisë së sigurimeve që merrej me mbulimin e shpenzimeve mjekësore dhe klinike të “El Pibe de Oro”-s dhe Mariano Perroni, punonjës i “Medidom”, një kompani punësimi që drejtonte stafin brenda shtëpisë së ish-kampionit të botës.

Sipas hetuesve, të dy janë përgjegjës për mungesat mjekësore dhe të personelit, të cilat u regjistruan në menaxhimin e hospitalizimit të Maradonës në vilën me qira pas daljes nga klinika ku ai ishte operuar.

Gjithashtu, sipas hetuesve, Forlini dhe Perroni kanë thënë se infermierja Dahiana Madrid e cila gjithashtu është nën hetim, ka deklaruar të pavërtetë marrjen në pyetje, kur deklaroi se ishte Maradona që refuzoi vizitat, e nevojshme për të zbuluar parametrat jetësorë. Madrid më vonë rrëfeu se ata nuk kishin qenë të pranishëm në 25 nëntor, kur ndodhi vdekja e ish-kampionit të skuadrës së Napolit.

Related posts

NJË GOL PËR TË HYRË NË HISTORINË E SERIE A/ “Bomberi” Piatek në “sulm” për rekord dhe një vend në Champions

Delo.autor

KRITIKAT E PRESIDENTIT HALILI/ Trajneri Egbo bën gati ndryshimet te Tirana, 7 pozicione në rrezik

Delo.autor

HUMBJA E TURPSHME/ Pochettino merr LAJMIN E MIRË para fillimit të Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment