Futboll Shqipëri Sport

MOTI I KEQ/ Dëbora mbulon stadiumet, anulohen 4 ndeshje. Ja sfida e vetme që do të luhet sot… (VIDEO)

Shumica e vendit tonë është pushtuar nga dëbora ditën e sotme dhe shumë ndeshjen rrezikojnë të mos luhen, për shkak se stadiumet janë mbuluar nga bora.

Stadiumi i Burrelit

Deri tani është marrë vendimi që të anulohen 3 ndeshje në Kategorinë e Parë . Burreli-Vora, Besëlidhja-Partizani B, por edhe Pogradeci-Besa, nuk do të luhen ditën e sotme, siç ishte planifikuar fillimisht.

Në Burrel nuk ka shumë dëborë, por për shkak të vështirësive në lëvizje në aksin rrugor që të çon në qytetin verior, është menduar që ky takim të anulohet, për t’u zhvilluar një ditë tjetër.

Stadiumi i Besëlidhjes, në Lezhë

Për sa i përket ndeshjes në Lezhë mes Besëlidhjes dhe Partizanit B, të dy ekipet kanë zbritur në fushën e lojës, por është parë si e pamundur që ndeshja të zhvillohet në të tilla kushte, ku fusha është e mbuluar nga bora.

Stadiumi i Pogradecit, “Gjorgji Kyçyku”

Ndërkohë është anuluar edhe ndeshja e grupit B, mes Pogradecit dhe Besës e planifikuar për t’u zhvilluar në qytetin liqenor në orën 13:30.

Gjithashtu siç edhe pritej, është anuluar edhe ndeshja mes Korabit dhe Veleçikut, teksa ndeshja e vetme që do të zhvillohet sot në Kategorinë e Parë, është ajo mes Erzenit dhe Orikut.

Related posts

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Mesfushori Wijnaldum: Jam tifoz i Barcelonës, por zgjodha PSG-në

Delo.autor

TAKAT NË FYTYRË/ Momenti kur Vidal e katranos me ndërhyrjen “horror” ndaj kundërshtarit (VIDEO)

Delo.autor

“LUANI ME KOKËN LART, BASHKË PËR TË 28-IN”/ Tifozët e Tiranës surprizojnë skuadrën në stërvitje. Shikoni çfarë bëjnë… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment